Biletat e Fluturimit, Ekonomi:
Rishikojmë taksën për qytetarët

Biletat e Fluturimit, Ekonomi:<br />Rishikojmë taksën për qytetarët
Qeveria do të rishikojë taksën e udhëtarëve për fluturimet ajrore. Ky fakt u pohua nga ministrja e ekonomisë, Milva Ekonomi, gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” në REPORT TV. Ministrja e Ekonomisë tha gjithashtu se krijimi i aeroportit të ri të Kukësit apo edhe futja e kompanive të reja të fluturimit, do të ndikojë në uljen e çmimit të biletave të avionëve për qytetarët.

Ndërkaq për largimin e kompanive amerikane apo europiane nga vendi, Milva Ekonomi, tha se kjo është çështje perceptimi e çdo kompanie që vendos të investojë në një vend të caktuar.

Do të doja ta nisja bisedën nga lajmi i transaksionit më të rëndësishëm që është zhvilluar në ekonominë shqiptare, ndryshimi i pronësisë së aeroportit të Rinasit. Kur bëhet efektiv ky transaksion, pra kur ndryshon në praktikë pronësia, dhe a ka një studim, një parashikim, se kur do do të ketë një ulje të tarifave në aeroportin e Rinasit, sepse statistikat tregojnë se është një nga më të shtrenjtët në Europë?
Faleminderit për vizitën në dhomën time të punës, në zyrë. Kjo kontratë do të bëhet efektive menjhëre sapo të botohet në Fletoren Zyrtare dhe ju e dini që hyn në fuqi dy javë pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. Në fakt, pse erdhëm ne deri këtu tek kjo ide e këtij koncesioni që po ndryshon, për një arsye që kur e nisëm këtë kontratë koncesione, që ishte 10 vite më parë, nuk mendohej që do të kishte një rritje kaq të madhe të zonës rreth e përqark aeroportit dhe të vetë zhvillimit të transportit të udhëtarëve në Shqipëri. Në qoftë se kujtojmë kohën e vitit 2004-2005 kur kontrata u studiua dhe filloi u bë efektive, ne në vendin tonë kishim rreth 6 kompani fluturime, sot kemi 12 kompani fluturimi që operojnë në Rinas. Në atë kohë udhëtonin në Shqipëri, përdorej aeroporti ynë për fluks pasagjerësh për 650 mijë udhëtarë në vit. Sot kemi arritur 1 milionë 900 mijë pasagjerë në vit  që udhëtojnë dhe përveç kësaj kemi transport rë rëndësishëm të materialeve dhe jo vetëm të udhëtarëve. Në atë kohë aeroporti ishte vetëm një nyjë transporti ndërsa sot është kthyer në një nyje ekonomike, duke ndihmuar edhe zonën përqark që të ketë një lloj zhvillimi. Këto na bëjnë të besojmë që në momentin që ne heqim ekskluzivitetin dhe japim mundësi të zhvillohen dy aeroporte të tjerë që janë ato në Kukës dhe në Vlorë, të cilët prishin ekskluzivitetin koncesionar për distancën në 100 km në vijë ajrore, ne kemi një shans për të futur konkurrencën. Në momentin që hyn konkurrenca do fillojmë dhe do shikojmë se çfarë efektiviteti do të ketë në përdorimin e fluturimeve low cost në Shqipëri. Aktualisht në Kukës ne kemi  një kërkesë për të ardhur një low cost që quhet Wiz Air, e cila është në në moment diskutimi me ministrinë e Transportit, për të kuptuar  propozimin që bën dhe se çfarë përfitojmë më tej nga kjo.

Në Kukës duhen investime shtesë që aeroporti rtë vihet në punë apo është tashmë i kompletuar?
Duhet investime shtesë. Është parashikuar që në vitin që vjen buxhetor të ketë investime shtesë për Kukësin që të bëhet i gatshëm për tu përdorur për transport udhëtarësh apo kargosh. Kjo është që po mendohet. Ndërsa për jugun, sepse ne akoma nuk e dimë nëse do të jetë Vlorë, Sarandë apo Gjirokastër, duhet parë me shumë kujdes e gjithë zona, në kuptimin e mbajtjes së një aeroporti, në kuptimin e terrenit gjeofizik që ka zona dhe pastaj studimi i fizibilitetit për vlerën e parave që do të investohen aty. Investitorë të interesuar për këtë ngjarje ka dhe ne jemi në momentin...

Është thjesht në kuadrin e shprehjes së interesit apo kanë filluar të bëjnë studime fizibiliteti?
Është akoma në fazën e shprehjes së interesi. Akoma nuk ka studime fizibiliteti të plota që të konsiderohen. Vetëm shprehje interesi.

Gjithsesi, nuk morra përgjigje për uljen apo jo të tarifave, a parashikohet apo jo të ulen biletat për ata që fluturojnë dhe nga Rinasit, sepse në qoftë se i hiqet monopoli dikujt atëherë presupozohet që të ketë konkurrencë?
Unë nuk mund tu jap tamam një përgjigje që do të ketë, sepse ardhmëria është siç nuk e parashikuam që do ishte ky Rinas që kemi sot dhe kemi këtë Rinas që është shndërruar në një nyje ekonomike, kështu besojmë se do të jetë dhe me aeroportet e tjera. Fakti që ne hapim mundësinë e lufutirmeve dhe lejojmë kompani të reja që të hyjnë në Shqipëri, presioni i konkurrencës do të lejojë që të ketë një ulje të çmimeve dhe ardhjen e loë cost në Shqipëri.

 Kam përshtypjen se me çmimin e biletave në Shqipëri ndodh i njëjti fenomen si me çmimin e karburanteve, në rritjen e çmimit ndikojnë edhe taksat që vendos qeveria. Pra, jo vetëm nonopoli i koncesionit, por edhe taksat që ofron Shqipëria. Është e vërtetë që qeveria shqiptare aplikon taksat aeroportuale me të lartat në rajon?
Ne kemi taksën e përdorimit të kufirit, taksën e udhëtarëve, që është rreth 10 euro dhe kjo është një nga ato taksa që janë në rishikim dhe në paketën buxhetore të këtij vit. Është një taksë që është në rishikim. Ndërkohë, rikonceptimi i kësaj takse sjell një ulje të çmimeve. Por, nuk është vetëm ky momenti i uljes së çmimeve. Problemi është që ato të kemi loë cost më shumë operatinë në Shqipëri. Për këtë gjë mund të them se hapja e konkurrencës është e rëndësishme. Por, kjo pjesa e 10 euro për pasagjer që udhëton, që është taksa e mbledhjes për kalimin e kufirit, është diçka po që po negociohet, po rishikohet jo vetëm në kuptimin e negocimit, po rishikohet në paketën buxhetore.

 Ka disa analistë ekonomikë që mendjnë se aeroporti i Kukësit mund të ishte fizibël pa u ndërtuar aeroporti i ri i Sllatinës, ai i Prishtinës, dhë ndërkohë që tani aty është bërë një aeroport i ri është vështirë që mes Rinasit dhe Sllatinës Kukësi të lulëzojë...
Ne kemi si objektiv, në strukturën e re që duam ti japim ekonomisë shqiptare, që lidhet me gjetjen e faktorëve që janë nxitës kryesorë të zhvillimit ekonomik. Ne kemi thënë që ekonomia shqiptare do të zhvillohet falë rritjes dhe fuqizimit të prodhimit që vjen nga industria agropërpunuese, nga industria e manifakturës dhe nga turizmit. Në momentin kur ne vendosim një raport të këtij lloji, i cili mund të përballojë përpunimin e avionëve charter, konkurrenca që vjen nga Prishtina është një konkurrencë reale sepse janë shumë afër, por mund të ketë mundësi për të përdorur paketa turistike, për të cilat po punohet sot. Po punohet për paketa turistike rajonale, pra një rajon i caktuar të ofrojë diçka që është jo vetëm për një destinacion, por është për shumë destinacione dhe tjetra gjë e rëndësishme që po punohet jo vetëm në Shqipëri por po punohet më shumë në Ballkan që të ketë paketa turistike të kombinuara.

 Për turizmin do flasim pak më gjerësisht
 Jo, dua të tregoj se pse është i rëndësishëm një aeroport. Nuk është vetëm mendimi që ne po ndajmë tani, por dhe sikur të shikojmë të gjithë literaturën ndërkombëtare në përgjithësi kur një aeroport vendoset në një zonë të caktuar, shansi më i madh për sektorin ekonomik që të zhvillohet është sektori i turizmin. Kështu që, çuarja në Kukës të krijon mundësinë që të përdorësh gjithë këto paketa, që janë paketa të përdorimit të biodiversitetit apo të turizmit rajonal ballkanik.

Ndërkohë po vihet re se po falimentojmë apo po largohen kompani nga amerika e Veriut apo nga Gjermania, ndërkohë po zëvendësohen nga kompani nga Kina. Si e shpjegoni këtë? Është diçka për tu shqetësuar apo në kushtet e globalizmit duhet ta marrim si të mireqenë?
Jeta ekonomike e  një ndërmarrje që lind, zhvillohet, kalon në gjendje të vdekur ose ri në një gjendje pauze. Është një demografi ndërmarrjesh që është e zakonshme, normale. Ndërmarrjet kanë këtë. Mirë është që investitorët strategjikë të rrinë dhe të performojmë mirë në një vend të caktuar kur ato vijnë, sidomos brenda limiteve që ka plani i tyre i biznesit është shumë e rëndësishme. Sot ne kemi investitorë që të paktën diskutohet se do të ndryshojnë mënyrën se si ndajnë kapitalet brenda një kompanie të caktuar, ku kemi rastin e investitorëve gjermanë, siç e përmendët juve, që po zëvendësohen me investirorë kinezë. Bëhet fjalë gjithmonë për aeroportin. Tani, që vende të caktuara të globit kanë marrë performancë të mirë, siç është përshembull Kina, Brazili, India janë tashmë fakte ekonomike globalisht të njohura. Kanë bërë performancë të mirë ekonomike. Që këto vende, në një lloj mënyrë, i ke të shpërndara edhe kudo nëpër Europë që kanë blerë, psh kemi rastin kur biznese nga Rusia blejnë klube angleze apo kemi rastin klube të famshme italiane janë blerë nga kompani që operojnë në Arabi Saudite, dmth kapitalet lëvizin në mënyrë shumë të lirë sot në glob dhe kjo nuk mund të shmangë Shqipëri, këtu duhet të bëjë pjesë dhe Shqipëria. Në këtë moment që ne flasim është diskutimi që bëhet për disa kapitale siç janë ato të aeroportit, që kapitali i caktuar i gjermanëve po zëvendësohet nga ato kineze. Ne në fakt, ajo që kemi parasysh edhe kur vlerësojmë ecurinë e një kompanie, kemi parasysh faktorët ekonomik dhe nuk bëjmë diskriminim origjine. Faktorët ekonomikë janë shumë të rëndësishëm, kriteret e performancës. Edhe tek ligji ynë i koncesioneve kjo është një gjë shumë e rëndësishme, faktori ekonomik. Kështu që, në këtë moment duhet të shikojmë pikërisht se si zbatohen këto kritere performance por nuk ka të bëjë me...

Jo, pyetja ime konsiston te klima e biznesit që është në Shqipëri, sepse po ikin kompani që kanë origjinën nga vende me rregulla loje qartësisht të pastra dhe zëvendësohen nga kompani që pranojnë të veprojnë edhe në një xhungël ekonomike, në një xhungël ligjore..
Kompanitë që vijnë nga vendet që kanë ecuri të mirë ekonomike, siç është rasti i vendeve të Evropës dhe ato që vbijnë nga vende që janë mergin në ekonomi natyrisht që të gjitha kanë marrë përsipër riskun kur vijnë në një vend të caktuar. Nuk ka rëndësi se si është klima e atij vendi. Kur ti largohesh me kapitalin tënd, merr përsipër lëvizjen, transferimin që i bën kapitalit. Unë them që, në këtë rast ideja e biznesit është një ide inovative e çdokujt që nis një biznes dhe kërkon të zgjerohet dhe unë besoj që në këtë mënyrë, kështu ndihmohet dhe lëvizja e kapitaleve në përgjithësi. Përsa i takon klimës së biznesit në Shqipëri, sepse mbase mund ta lidhim me këtë, unë personalisht mendoj, duke parë raportet ndërkombëtare, që klima e biznesit në Shqipëri është një klimë që po vjen në përmirësim sepse po të shikojmë, përshembull ne kishim së fundmi një takim në OBT, u përfaqësuam nga një grup nga ministria e Ekonomisë e drejtuar nga zv.Ministri, ku performanca e lehtësimit tregtar që ka bërë  Shqipëria në këto vite ishte një performancë që u vlerësua shumë mirë. Po ashtu, kemi edhe raporte të tjera që kanë dalë nga OECD, flas për organizata ndërkombëtare pastaj mund të hyjmë te perceptimet, nga OECD  përsa i takon konkurrueshmërisë dhe indeksit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ne jemi klasifikuar vend me performancë të mirë, jemi në mesataren e rajonit, kemi indikatorë ku kemi ecur shumë mirë, sidomos indikatorët që kanë të bëjnë me kuadrin rregullator dhe operacional, kemi dhe indikatorë ku duhet të bëjmë më shumë përpjekje, siç janë përshembull indikatorët që kanë të bëjnë me antikorrupsionin dhe zbatimin e vendimeve që merr gjykata. Ndërkohë, po të shikojmë se si është vlera reforma ekonomike që ka ndërmarrë Shqipëria nga BE, në raportin e e tyre të fundit për reformën ekonomike të vendit 2016-2018, ka marrë nota shumë pozitive. Kështu që, në përgjithësi kemi një frymë klimë biznesi e cila ka ardhur në përmirësim dhe dua ta lidh dhe me disa indikatorë që ta kuptojmë pak më mirë.
Indikatorët që kanë të bëjnë me frymën e biznesit janë indikatorët që tregojnë se sa është fluksi i investimeve të huaja në vend. Fluksi i investimeve të huaja në vend ka pësuar rritje, nga 864 milionë dollarë që ishte vitin e kaluar ka shkuar në 884 milionë në vitin 2015.

Kaskada e Devollit sa zë në këtë rritje?
Në këtë rritje kaskada e Devollit nuk e kam parasysh shumë mirë shifrë, por po ta shtrydh pak mendjen do ta gjej.

Ekspertët e opozitës thonë që kjo rritje që qeveria këmbëngul se është e madhe, opozita thotë se është vetëm efekti i kaskadës së Devollit.
Në çdo fluks, në çdo sasi investimesh të huaja që kemi pasur në vend ne kemi pasur diçka që vjen nga privatizimi dhe nga aksionet e mëdha kanë ndërmarrë qeveria. Besoj që këto kanë efekte që neutralizohen kur ne bëjmë krahasimet nga njëri vit në tjetrin.

Ju thatë atë çfarë është diskutuar në mbledhjen e OBT, por raportet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, të Dhomës Gjermane të Tregtisë, flasin për një përkeqësim të klimës së biznesit në Shqipëri.
 Raporti i Dhomës Amerikane është një raport që mbështete mbi percpektimin që kanë 280 kompani që janë të regjistruara te Dhoma Amerikane, ai i Dhomës Gjermane mbi 40 kompani që janë kompani që operojnë në Shqipëri, ndërkohë që është një percepsion që ata kanë. Është i drejtë. Çdo njeri ka të drejtë të ketë idetë e tij, ndjesitë e veta se si shkon klima e biznesit, por duhet ta ballafaqojmë me faktin sepse, në një lloj mënyrë, perceptimi dhe situata ekonomike tregojnë gjë tjetër.

 Kam përshtypjen, vërtet mund të jetë një numër i pakët kompanish, 240, por ndoshta mos kontrollojnë më shumë se gjysmën e GDP së vendit?
 Në fakt mund të kontrollojnë sepse rritja që ka pësuar falë luftës së informalitetit, numri i të punësuarve në këto kompani është rritur nga 2014 në 2015 me 33.7 për qind. Kështu që dhe lufta kundër informalitetit që ka ndërmarrë qeveria ka sjellë pikërisht rregullimin e operimit që bëjnë ato në tregun kombëtar.

Po aludoni që kjo ulje e informalitetit në këto kompani, të dhomës amerikane të tregtisë, është shkaku i percpektimit që ata kanë për klimën e biznesit?
 Në kompanitë e huaja në përgjithësi. Këto janë të dhëna që kanë dalë nga sistemet tona të grumbullimit të informacioneve. Unë nuk e di, sepse në percpektimet e tyre ato flasin për disa situata që realisht mua më duken edhe të kaluara pak. Përshembull, po ti kthehemi një shprehje të drejtoreshës së Bankës Botërore për rajonin tonë, ajo thotë që rajoni ballkanik është duke ia dalë mirë kësaj klime krize që ka sot globi. Në qoftë se rritja e Ballkanit është konsideruar nga Banka Botërore 2.1 për qind, rritja që ka pësuar GDP mesatare në Ballkan, Shqipëria e ka këtë rritje 2.6 për qind, që kështu unë besoj që situata që ka Shqipëria sot për të nxitur investimet e huaja dhe për të nxitur klimën e biznesit në përgjithësi është një gjeq ë shkon në një tendencë shumë të mirë. Ajo që dua të shtoj tjetër që lidhet me klimën e biznesit në vend dhe me perceptimin e këtyre kompanive është edhe një fakt tjetër që, po ta vini re, bë fakt në Doing Business ne ramë shumë vende dhe një nga arsyet që ne ramë shumë vende ishte një fakt që lidhej me lejet e ndërtimit. Ne vendosëm të bëjmë moratoriumin e lejeve të ndërtimit dhe për këtë arsye ekonomia shqiptare humbi shumë pikë në Doing Business. Në fakt, sot po e adresojmë Doing Business me disa çështje që janë shumë të rëndësishme dhe brenda muajit maj qeveria qeveria duhet të përgjigjet për Doing Business për shumë reforma. Një nga çështjet që duhet të përgjigjet është që, si po lehtësohen incentivat proceduriale, në kuptimin që numri i autorizimeve dhe licencave a vjen duke u ulur? Dhe ne kemi ndërmarrë një aksion, i cili është bërë efektiv në tremujoriun e parë të këtij viti, që është bashkimi i QKR me QKL, duke krijuar Qendrën Kombëtare të Biznesit, dhe kjo ul numrin e procedurave që duhet të bëjë një biznes apo licencace që duhet të plotësojë një biznes. Tjetër gjë e rëndësishme, përsa i takon Doing Business, është mënyra se si ne sot marrim një leje ndërtimi, që nuk është vetëm një mënyrë shqiptare, është bërë një mënyrë bellkanike. Ne sot marrim jepet e ndërtmit nëpërmjt sistemi e-permits, janë online, janë transparente dhe ndërkohë ju e dini që ministriae  Zhvilimti Urban e lënçi këtë gjë një muaj më parë dhe bëri një konferencë rajonale ku ishin gjithë vendet anëtare të Balkkanit që morën pjesë në këtë lançim, por edhe duke përdorur ata eksperiencën që vinte nga Kroacia apo Sllovenia. Tjetër gjë e rëndësishme që po ndodh është edhe transaksionet që ndodhin midis kalimit të pronësisë nga një kompani te tjetra dhe këto bëhen online. Zyrat e hipotekës operojnë online. Në qoftë se transaksioni është i pastër përsa i takon pronësisë e merr brenda çastit. Në qoftë se ka gjëra për të zgjidhur, natyrisht do të shkosh në gjykatë për të zgjidhur gjërat. Tjetra gjë që po bëhet shumë kujdes është pagesa e detyrimeve dhe ne të gjithë e dimë shumë mirë që qeveria ka marrë përsipër të shlyejë borxhet që vijnë nga e kaluara dhe kjo ka qenë e lidhur dhe me stabilitetin fiskal të qeverisë. Diçka tjetër e rëndësishme që gjithashtu po ndodh është edhe marrja e energjisë. Një biznes për të marrë energji harxhon kohë në shumë sportele, e merrte për shumë ditë dhe kishte shumë procedura. Sot këto gjëra janë ulur. Sot nga 6 procedura janë bërë në një. Është bërë vetëm një sportel ku shkohet dhe merret energjia dhe nga 177 ditë biznesi harxhon vetëm 50 ditë për të marrë enrgjinë. Kështu që, të gjitha këto gjëra në kuadrin e Doing Business janë përmirësuar dhe janë përmirësuar duke diskutuar me biznesin.

Dhe ju shpresoni se këto në raportin e vitit tjetër këto do të reflektohen?
 Unë shpresoj që do të reflektohen.

Por le të flasim përtej shpresës, sepse shpresa është emocion. Të flasim si ministre Ekonomie dhe të qëndrojmë në gjëra racionale. Gjë racionale do të ishte që, në qoftë se qeveria po negocion aktualisht ardhjen e një investitori strategjik?
 Qeveria po negocion ardhjen e një investitori strategjik. Po. Sepse, ajo që po ndodh me investimet strategjike, ne kemi ligjin e investimeve strategjike dhe ligjin e turizimit dhe kemi dhe një diçka të rëndësishme që ka ndodhur që ne duam të bëjmë politikën e onë stop shop dhe AIDA, që është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, po merr rolin e onë stoo shop dhe investitorët strategjikë duhet të kalojnë nëpërmjet AIDA-s. Në fillim ato kanë një shprehje interesi dhe pastaj plotësojnë dokumentet, për të marrë këtë status. Sot ne kemi 2 propozime, njëri duhet “new born” dhe njëri quhen “green cost”, që kanë arduhur nga grupi Balfin, janë depozituar tek AIDA, dhe ka filluar procedura e studimit me ministritë e linjës, sepse ato janë investime që vijnë në fushën e turizimit. Kështu që, ka propozime konkrete. Propozime konkrete vijnë, trajtohen dhe pastaj në shkojnë në Këshillin e Investimeve Strategjike.

 Po flisni për grupin Balfin shqiptar?
 Po po. Shqiptar. Ndërkohë që ka shprehje interesi edhe nga grupe të tjera, të cilët nuk kanë plotësuar dokumentet ende. Kanë ardhur në Shqipëria është atraktive apo jo përsa i takon investimeve që duhet të bëjnë në fushën e turizmit, në fushën e marinave, në fushën e zhvillimit të transportit detar, të cilët kanë ardhur kërkuar informacion partaprak dhe ne jemi duke punuar në këtë drejtim.

Këmbëngul tek investitori, tek një investitor strategjik kam parasysh brand-et të mëdhaja të botës, sepse Shqipëria është një vend që ka një kryeqytet ku ende nuk ka Mc Donalds, pra janë disa flagship që përcaktojnë standardet e një vendi.
 Ne po përpiqemi të incentivojmë, të thërrasim, të ndihmojnë investitorë strategjikë të këtij lloji, që janë brand name. Kemi një diskutim me disa kompani që janë brand name, që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri. Janë çështje që po trajtohen nga qeveria, nga kryeministri, nga ministrat përkatës në të gjithë sektorët.

Pa padashur që të bëj reklam apo antireklamë, emri i asaj kompanie që përmendët ka marrë gjithë koncesionet e qeverive të mëparshme dhe qeverisë aktuale dhe kur këmbëngul tek një investitor strategjik nuk kam parasysh këtë...
 Jo. Unë doja t’ju tregoja procesin. Se si po ndodh procesi. Procesi po kalon nëpërmjet një strukture tani, në një strukturë depozitohen të gjitha, ka një Komitet Investimesh Strategike që vendos për llojin e investimit.

A do të rihapet tenderi për zonën e lirë të Spitallës apo rezultoi një përvojë e dështuar?
 Tenderi për zonën e lirë të Spitallës do të rihapet. Nuk rezultoi eksperiencë e dështuar. Përkundrazi. Rezultoi një eksperiencë që na dha të kuptonin se çfarë duhet të bënim më mirë. Aktualisht Spitalla ishte një sipërfaqe prej 500 hektarësh. Pas diskutimeve që bëmë për këtë lloj tenderi, kuptuam që hapësira 500 hektarësh është një hapësirë e madhe. Nuk mund të jetë e tillë. Duhet të ndahen në hapësirë më të vogla. Ne e kemi ndarë në tre lote, 200, 200, 100. Aktualisht Këshilli i Ministrave ka miratuar lotin e parë prej 200 hektarësh, me dy hapa, në mënyrë që të joshim biznese, 100 dhe 100. Në qoftë se ka një propozim për 100 merr 100, në qoftë se ka një propozim për 200 mund të hyjë dhe 200 për njëherë në garë. Për të bërë këto që ne i quajmë TEDA, Spitalla, Koplik që janë gati në përfundim dhe Vlora që është në proces hartimi, ne kemi punuar me grupin që vjen nga shkolla e Harvardit dhe tani jemi duke bërë gati politikën e marketimit që duhet të bëjmë për këto zona. Kështu që Spitalla është në proces tenderimi, ka interes nga kompani që vijnë nga Maqedonia, nga Turqia deri më tani, nag Kina, të cilat kërkojnë të shikojnë se si do të zhvillohet kjo zonë.

Jemi në një rajon ku konkurrenca për investimet e huaja është bërë shumë e fortë. Që të promovoni ekonominë shqiptare, çfarë u thoni apo çfarë argumentash apo avantazhesh iu paraqisni investitorëve të mundshëm që të vijnë në Spitallë, që të ketë më shumë se zona ekonomike e Tetovës?
 Ajo që ne propozojmë është, e para njëherë në Spitallë është afërsia që ato kanë me detin, me transportin ujor. E dyta që propozojmë është lehtësimi i procedurave që i bëjmë nëpërmjet agjencive tona shtetërore që ti mundësojmë që të marrin menjëherë të gjithë licencat që u duhen për të filluar aktivitetin. Dhe e treta që ne u propozojmë është lehtësia që u japim në forcën e punës dhe nëp;ërmhet faktit që forca jonë e punës është një forcë e re, kosotoja e punës është një kosto relativisht e ulët dhe trajnimi profesional që vjen për koston e punës është një trajknim që mbahet nga qeveria. Kemi disa lehtësi me të cilat përpiqemi ti tërheqim. Nga ana tjetër, përderisa në vend ne përdorim dy mekanizma për të tërhequr investimet e huaja direkte, njëri është Këshilli i Investimeve dhe tjetri është Këshilli Ekonomik Kombëtar, jemi munduar që nëpërmjet këtyre dy mekanizmave tu bëjmë të qartë të gjithë investitorëve dhe grupeve ndërkombëtare të investuesve që janë në Shqipëri, si EBRD, IFC, bankat, shoqatat e bankave, qoftë dhe Banka Botërore vetë, ti bëjmë të ditur pikërisht këtë gjënë e incentivës që vjen nga investimi në një territor shqiptar, që ta bëjnë me dije në vende ku ato kanë mundësi të japin informacionin. I përdorim dhe këto mekanizma për të informuar për incentiva dhe për interesin që mund të ketë për zonat.

Lehtësi fiskale nuk do të ketë?
 Lehtësi fiskale në zonat e TEDA-ve do të ketë. Ajo do të varet nga sektori. Varet shumë nga sektori ku ato do të investojnë dhe për të gjithë këtë ligji i investimeve merr përsipër që të shikojë këtë ndarje, investim strategjik dhe sektor ku punon.

 Zonja ministre si e gjykoni ju shqetësimin e FMN-së për numrin e madh të koncensioneve që janë dhënë nga qeveria paraardhëse dhe që vazhdojnë të jepen nga qeveria aktuale?
 Në fakt, koncensionet kanë qenë një formë për të nxitur pjesëmarrjen e biznesit në ekonominë shqiptare, ne po bëjmë shumë kujdes që të kontrollojmë mirë performancën që vijnë nga këto kompani të qënë koncensionare që marrin përsipër riskun e operimit. Ndërkohë ju e dini që ligji i koncensioneve dhe pastaj vendimet mbi këtë ligj kanë ndryshuar, duke bërë kujdes për dy lloje monitorimesh. E para në studimin e fizibilitetit çdo ministri e linjës apo çdo agjenci e vogël që do të punojë për koncensionet, duhet të ketë të ulur në grupin e punës që merret me fizibilitetin dy anëtarë nga ATRAKO, nga Agjencia e Koncensioneve, që është agjenci pranë kësaj ministrie dhe së dyti pa dhënë një pëlqim Ministria e Financave, për të parë tavanin për sa mundësi kemi për të dhënë aktivitet koncensionar në një ministri linje asnjë koncension nuk del dhe tenderohet. Ndërkohë numri i koncensionarëve dhënë deri në 2013 dhe më pas është një numër shumë i diskutuar bëhet fjalë për 400 dhe bëhet fjalë për 14, pavarësisht nga fusha që punojnë dhe pavarësisht nga forma se si ne po operojmë. Në gjithë këtë kujdesje që ka pasur parasysh qeveria dhe mbi kërkesat që ka bërë FMN-ja ose vëmendja që ka kërkuar FMN-ja është që të shikohet shumë me kujdes performanca dhe ato operojnë sipas kontratës që është nënshkruar. Dhe kontrata, ju e dini dhe më parë dhe sot kontrollohet nga Avokatura e Shtetit, e cila duhet të jetë një kontratë në favor ose e barazvlefshme edhe për favoret që i bëhen vet ekonomisë shqiptare …

Partneri juaj qeveritar në qeveri, LSI, ka paraqitur një projektligj ku thotë që koncensionet që kalojnë afatin kohor të mandatit të një qeverie duhet të kalojnë dhe në parlament, të shqyrtohen dhe nga parlamenti…
Unë besoj që duhet të kemi parasysh disa faktorë që si ta shikojmë këtë lloj propozimi. E para, kjo është një praktikë që nuk është e përdorur sot në botë, që kontratat e mëdha kalojnë nga parlamenti dhe e dyta në përgjithësi të tilla kontrata rrisin shumë riskun politik të një koncensionari që vjen të punojë në vend. Nga ana tjetër ne duhet të kemi parasysh që ekzistenca e këtij komiteti strategjik të investimeve, bën fjalë që kur kemi një investim strategjik apo qoftë edhe një kontratë koncensionare është një këshill që vendos për këtë gjë, i cili drejtohet nga qeveria, ulen të gjithë ministrat dhe marrin vendim për këtë lloj investimi strategjik. Këto janë elemente të rëndësishme, por ne duhet të bëjmë kujdes kur flasim për koncensionarët, për investimet që ato bëjnë sipas fushave. Zakonisht këto kontrata edhe në parlament kanë marrë një lloj aprovimi, kur janë kontrata të mëdha dhe për fusha, sepse një kontratë koncensionare nuk shikohet vetëm për kohëzgjatjen, një kontratë koncensionare shikohet dhe për fushën ku ajo operon, se mund të ketë një vlerë të vogël, por fusha ku ajo operon është shumë e rëndësishme. Prandaj këto instrumenta që janë në këmbë është mirë ti përdorim. Dhe elementi i rëndësishëm që unë dua të shtoj është mbikqyrja që po i bëhet sot kontratave të koncensionarëve. Ju e dini që ka një vendim të Këshillit të Ministrave që kjo agjenci, ATRAKO, duhet të ndërtojë regjistrin e kontratave koncensionare dhe ti ndjekë ato, të shikoj performancën e tyre. Aktualisht kjo është një punë e nisur, kanë ardhur listat e gjithë kontratave, po aplodohen një nga një kontratat në sistem… 

 Në momentin e parë që ju hytë në këtë zyrë, mendoni se është vepruar drejt me koncensionet, ose një koncension  që nuk duhej dhënë ose që kontrata duhej të ishte bërë në një mënyrë tjetër?
Unë në fakt kisha vetëm eksperiencën time të shëndetësisë kur erdha këtu, dhe pastaj kisha eksperiencat që kisha dëgjuar nëpër media dhe kisha parë. Unë besoj që Partneriteti Publik Privat është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Unë e besoj këtë gjë dhe e besoj fort. Partneriteti sipas performancës, pasi është shumë e rëndësishme kjo, në këtë periudhë ne rimodeluam disa kontrata koncensionare që ishin lidhur me performancën ekonomike dhe pasojën ekonomike që ato kishin në ekonomi. Duke besuar te partneriteti, duke besuar te performanca unë mendoj që gjërat që kanë shkuar deri tani kanë qenë në të mirë të zhvillimit.

Si e shpjegoni rënien e investimeve publike, gati me 20% krahasuar me katër mujorin e parë?
Në 2015? Është një lajm që ne e kemi ndarë me administratën tonë dhe Këshillin e Ministrave. Ajo që kam kuptuar unë nga diskutimet për këtë situatë është struktura e ndryshme që kanë prokurimet publike që lidhen me investimet. Për shembull  kemi raste kur kemi investime që kanë ndodhur në tre mujorin e kaluar dhe një pjesë e kontratës gjenerohet dhe në tremujorin e parë, por kemi raste dhe kur ato fillojnë nga e para. Unë besoj se nga diskutimet që kam dëgjuar dhe nga ato që shikoj në ekonomi në ministrië ku unë punoj kanë të bëjnë me strurkturën e investimeve të këtij viti dhe besoj shumë fort se katëmujori i dytë do të ketë një pamje komplet tjetër, sepse ka shumë projekte që janë duke u nisur, duke u hartuar, duke u zbatuar dhe do shikoni që Agjencia e Prokurimeve Publike do të ketë shumë ngjarje në këtë katërmujor që vjen. Unë besoj që do ketë komplet ndryshim ky niveli i performancës së investimeve publike në katërmujorin që vjen. 

Banka e Shqipërisë gati çdo muaj ul, vazhdon të ulë normën bazë të interesit, është gati gati si cikli i motit, ulja e normës së interesit dhe po shkon në kufijtë e zeros, kjo bëhet  për të stimuluar investimet, për të stimuluar kreditimin e bankave të nivelit të dytë ndaj kompanive private, gjë që nuk po ndodh…
Banka Qendrore e Shqipërisë ka ulur dhe po kështu reflektohet dhe te bankat e nivelit të dytë që po ulin dhe ato kreditimet e tyre. Ne kemi dëgjuar lajmet në media kohët e fundit qe ka shkuar shumë posht niveli i kreditimit, por përveç kësaj ne kemi edhe disa të tjerë faktorë që ndihmojnë kreditimin në ekonomi siç është përshembull Fondi Italian i Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme që është një transh i dytë i kësaj kredie që fillon tani prej 15 milionë eurosh, dhe gjithashtu edhe ndihma që jep në kreditim KFW, pjesë e Kooperacionit Gjerman prej 10 milion eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ka një situatë e cila lidhet me shtesën që duhet të ndërmarrin ndërmarrjet e mëdha në kreditim dhe situata tjetër është shtesa që duhet të ndërmarrin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në kreditim. Ajo që duhet të luftojmë shumë fortë dhe që duhet ta marrim përsipër disa ministri, jo vetëm Financa, Bujqësia, Transporti është që për ndërmarrjet e vogla ne duhet të arrijmë të krijojmë një lehtësi që ato të kuptojnë dhe të hartojnë projekte që janë bankëbëll, që nuk kanë kërkesa shumë të mëdha, në momentin që ato marrin një kredi për të operuar, pra ky është drejtimi tjetër, që duhet të punojmë fort që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të arrijnë të bëjnë projekte që janë të akreditueshme për të marrë një kredi nga bankat e nivelit të dytë.

 Megjithatë kjo nuk po ndodh sepse ka një mungesë të theksuar për kreditim, biznesi është në një gjëndje kolapsi që nuk po kërkon kredi? Çfarë po ndodh?
 Nga ana tjetër ne kemi vënë një fond garancie, sidomos për ato që vijnë nga sektori i agropërpunimit, në momentin që ato kërkojnë të marrin një kredi, ka një fond garancie që e paguan qeveria me BERZH-in, pra ndihmon këto për të marrë kredinë. 

Çfarë shikoni ju si prioritet të ekonomisë shqiptare? Sepse u fol shumë për fasonët, callcenter-ët ndoshta janë nga punësuesit më të mëdhenj… Po të keni parasysh, të dyja këto industri bazohen mbi krahun e lirë të punës dhe duhet patur parasysh se jemi të rrethuar nga vende të Bashkimit Evropian ku presioni i çmimit të punës është i lartë, kjo histori e shitjes së krahut të lirë të punës nuk do të zgjasë shumë, çfarë mund ta bëjë Shqipërinë atraktive dhe çfarë incentivash do bëhen për ta realizuar këtë?
 Në planet tona të bërjes më mirë të punës për të nxitur ekonominë, padyshim që një vend të rëndësishëm zë bujqësia dhe agropërpunimi. Për bujqësinë dhe agropërpunimin, përveç fondit të garancisë që vjen nga bashkëpunimi me BERZH-in dhe me Bashkimin Evropian ka edhe të tjera nxitje përsa i takon mënyrës se si po bëhet  dhe se si po rregullohet biznesi bujqësor. Nëpërmjet kompanive të grumbullimit të produkteve, të cilat do marrin përsipër edhe ta formalizojnë sektorin, por gjithashtu këto marrin përsipër edhe të nxisin prodhimin, duke garantuar cilësinë e inputeve bujqësore  dhe duke siguruar shitjen e outputeve bujqësore. Është një nga poltikat e para që qeveria ka në rrjedhën e këtyrë ditëve që është shumë e rëndësishme për t’u theksuar. Nga ana tjetër janë dy industri që kanë nevojë të ridimensionojnë që është industria e plastikës, e cila ka filluar një paketë që do çohet më tutje dhe industria e riciklimit që ka nevojë për një kuadër rregullator në linjë me kuadrin e Bashkimit Evropian siç japin direktivat e atij komuniteti dhe për këtë jemi duke punuar… 

 Ligji i ricklimit, e keni fjalën për ligjin që qe vendimi i parë i kësaj qeverie për ndalimin e importit? 
Po për atë ligj… 

 Ky ligj do hiqet? 
Ky ligj nuk është duke u hequr, ky ligj është duke u përafruar me rregulloren e BE-së. Do të shikojmë se si do merren përsipër të gjitha masat për këtë gjë. Jemi duke punuar me shoqatën e ricikluesve, për të kuptuar se si direktiva e BE-së do të zërë vend në Shqipëri.  

 Pra do të ndryshojë ligji i parë?
 Po do të ndryshojë.

Inflacioni vazhdon të jetë afër zeros dhe një propozim që ka bërë deputeti, nuk e di në mund ta quaj akoma socialist Ben Blushi, thotë se për të rritur konsumin, qeveria duhet të rrisë, pra të ndërmarrë menjëherë një nismë për rritjen e pagave, ju si e gjykoni këtë propozim?
Deputeti socialist Ben Blushi ka menduar mirë në këtë rast sepse ajo që dua unë t’ju them është që qeveria ka menduar për indeksimin e pensioneve dhe është një nga planet që është duke u menduar dhë duke u diskutuar me Ministrinë e Financave, pra kjo është një gjë që është duke u studiuar. Nga ana tjetër e rëndësishme është që t’ju bëj më dije dhe një fakt tjetër që kjo masë e inflacionit lidhet dhe me rënien e çmimeve në tregun botëror/global, sepse inflacioni tek ne tregon shportën e çmimeve të produkteve që konsumojmë. Nga ana tjetër kur bëjmë fjalë për indeksin e tregtisë me pakicë ne marrim gjithashtu dhe vëllimin tregtar, sasinë e mallrave që konsumojmë. Ne kemi një situatë të tillë që indeksi është i ulët, ndërsa vëllimi tregtar te tregtia me pakicë që është tregtia që konsumon populli është në rritje, kjo tregon që vëllimi i mallrave të konsumit është rritur, por çmimet janë të konsiderueshme që vijnë si presion i çmimeve ndërkombëtare. Kjo masë inflacioni në vend do të vazhdojë dhe për pak e tillë, në nivele të ulëta, përsa kohë ka influencë nga tregu global dhe shqiptarët do të vazhdojnë të konsumojnë në vëllimet që konsumojnë tani me këtë rritjen e lehtë ose më pak se dy dixhitë që kanë ndodhur në këtë periudhë. Por padyshim indeksimi i pensioneve që do bëhet do ti japë dhe një shans më shumë stabilizimit të këtyre indikatorëve.

Për pagat nuk parashikohet?
Deri tani nuk ka një parashikim, mund t’ju them që ka një parashikim vetëm për indeksin e pensioneve.

 Ministria që ju drejtoni është edhe ajo që firmos shitjen e pronës publike edhe dhënien e koncensioneve. Çfarë privatizimi strategjik është duke ndodhur tani apo çfarë dhënie me koncension jeni duke ndërmarrë?
Ngjarja më e rëndësishme e privatizimit strategjik që ndodhi tani ishte privatizimi i INSIG-ut. Privatizimi i INSIG-ut ishte një histori e gjatë, sepse ne tentuam ta privatizojmë tre herë më parë, nuk ia dolëm dot, u bashkuam dhe thamë që ky INSIG ka nevojë ti pastrohen njëherë llogaritë, të shikojmë se si qëndrojnë këto llogaritë e veta, ti japim vlerën reale INSIG-ut dhe të fillojmë të punojmë për këtë gjë. Dhe për këtë arsye u ngrit një grup pune i përbërë nga ekspertë të kësaj ministrie, nga Ministria e Financave dhe Agjencisë së Monitorimit Financiar. U punua bashkarisht dhe dolëm në një paketë privatizuese pozitive për INSIG-un. Në mars të këtij viti pas garës që u bë rezultoi me një çmim shumë të mirë, INSIG-u u shit për 15.2 milionë euro dhe ishte një ngjarje shumë pozitive, e cila po merr dhe kohën e vet për kontratën, për derdhjen e parave në buxhetin e shtetit për mënyrën se si do operohet me vendin fqinj siç është Maqedonia dhe Kosova, ku INSIG-u ka shtrirë aktivitetin, kështu që ne kemi një ngjarje shumë pozitive. Përsa i përket koncensioneve, edhe këtu tek pjesa e koncensioneve, ne kemi ngjarje që lidhen me zhvillime të caktuara të jetës së vendit, për shembull aktualisht janë tre insitucione që është Ministria e Ekonomisë, bashkitë e mëdha Durrësi dhe Tirana, gjithashtu edhe Ministria e Energjetikës, që po punojmë për ndriçimin publik në Bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit. Në fakt ideja për këtë koncension erdhi nga pilotimi që ju bë këtij koncensioni më parë, me ndihmën e USAID-it në bashkinë e Fierit. Pra ne po përpiqemi që të japim këtë nxitje të re për të pasur një shërbim më të mirë publik për qytetarët në këto dy bashki. Nga ana tjetër kemi dhe një ngjarje koncensionare që po ndodh në fushën e transportit, sidomos në fushën e transportit detar për dy marinat që do ndërtohen në Bunec dhe në Ksamil. Proceset kanë filluar dhe ne jemi në studim fizibiliteti për këtë gjë.  Një tjetër ngjarje e rëndësishme është edhe landfilli… 

Kanë nisur punimet për këto porte jahtesh në Bunec dhe Ksamil? 
 Akoma nuk jemi në fazë punimi, jemi në fazë fillestare. Ne kemi punuar për të bërë këto koncensione që janë të rëndësishme, por edhe te ministritë e linjës ka operacione koncensionare që po ndodhin siç është përshembull tek Ministria e Energjetikës, Skavica apo Poçemi. Ju e dini që kanë filluar studimet e fizibilitetit, diskutime të shoqërisë civile, të aktorëve që të ndodhin këto gjëra, pra kërkesa koncensionare ka. Vendime koncensionare, disa janë në proces, disa kanë ndodhur. 

 Qëndrojmë tek rasti i Ksamilit që thatë ju do ndërtohen marinë. Ne themi që turizmin e kemi burimin kryesor të të ardhurave për shtetin shqiptar, por ndërkohë që turizmi në Shqipëri është në kushtet e një primitiviteti ekstrem. Nuk ka një resort, nuk ka një aeroport të lidhur me këtë industri, çfarë investimesh parashikohen në këtë sektor, do të ketë ndërtim resortesh turistike, do të ketë  infrastukturë të këtij lloji në turizëm?
Kjo është një pyetje shume e mirë në fakt, se lidhet dhe me strategjinë e zhvillimit të sektorit turistik, në kuptimin që çfarë do të bëjmë ne me këtë sektor? Këtu nuk ka akoma një strategji të përfunduar dhe ndërkohë planifikimi për zhvillimin urban të vendit  nxit që të mendosh në dy qasje të strategjisë, pra duhet të kemi një strategji të kërkon të bësh këtë gjë apo një strategji që të vëmë në dispozicion dhe ti si biznes orientohesh se çfarë do të ndërtosh. Të dyja këto qasje me kushtet e reja të zhvillimit janë të mira për t’u përdorur. Ajo që duam të bëjmë neve është të ngrejmë butiik resort, të ngrejmë marinat, të ngrejmë turizmin rural, të bëjmë turizmin e aventurës, të bëjmë turizmin rajonal që lidhen disa paketa turistike për Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Por që të zhvillojmë të gjitha këtoi duhetë të kemi padyshim nevojë për... 

Ksamil – Brezovicë, bashkë përshembull? 
Është shumë larg, por mund të bëjmë dhe një gjë që të shohim se sa ndalesa kulturore ka ndërkohë gjatë rrugës, por mund të jetë dhe kjo një zgjidhje, akoma nuk është menduar për paketa të këtij lloji, por të gjitha këto vende të Ballkanit po ndihmohen nga organizma ndërkombëtar, për ti dhënë turizmit një fizionomi tjetër, të orientohet më shumë për sa i takon syplye, ofertës që jep, mbështetjes që kërkon, sepse ne kemi bërë shumë mirë fushatën publicitare për turizmin. Shqipëria është rankuar në disa media ndërkombëtare, por nuk e kemi pasur shumë në konsideratë që renkimi duhet të kërkojë që ne të rrisim apo të rregullojmë disa gjëra në sektorin e turizmit. Si ne edhe vendet e tjera të rajonit kanë nevojë të promovojnë gjithmonë turizmin sepse e mendojnë që është një nxitës kryesor i ekonomisë së vendeve të tyre edhe ata. Prandaj punohet bashkërisht në këtë fushë për disa paketa. Duke u nisur nga ky fakt po shikohen të gjitha investimet që kanë për qëllim këtë gjë, të ngrejmë portet, të ngrejmë aeroportet, të shikojmë butik turizmin, por mos harrojmë një gjë që është shumë e rëndësishme që ne duhet të vijmë me paketa turistike me unicitetin tonë. Ne duhet të marrim shumë në konsideratë faktin që jemi një popull shumë mikpritës, është diçka që duhet ta vëmë në dukje. 

Të gjithë që bëjnë atë industri, të gjithë mikpritës janë...
Ne duhet të jemi afër shumë lehtë në Shqipëri, është një nga rekomandimet që na është vënë në dukje, nga ana tjetër duhet të përdorim disa element të tjerë, përshembull: Ne kemi një biodiversitet që nuk është i krahasueshëm më Ballkanin. Ne e kemi shumë më të lartë biodiversitetin, unë mund t’ju them një shifër shumë të thjeshtë nëse Ballkani tregton 18 lloje bimësh heterovajore dhe mjekësore në Shqipëri ka 200 lloje bimësh heterovajore dhe mjekësore. Pra biodiversiteti është shumë i pasur, dhe këtë gjë që ne e kemi, duhet ta përdorim. Tjetër gjë e rëndësishme që kanë shqiptarët është edhe trashëgimia kulturore që na vjen si trashëgimi nga UNESCO, e cila sjell në vendin tonë turistë që vijnë nga zona që nuk kanë nevojë të përdorin detin, nuk kanë nevojë të përdorin malin, por duan të përdorin pikërisht këtë pasuri ndërkombëtare që ne kemi. Duhet të bëjmë kujdes për llojin e paketave që japim. A do gjejmë ne atraksione investituese në vend. Mirë po themi se çfarë do të japim, por a duhet të bëjmë gati që investitorë të mëdhenj të vijnë dhe të krijojnë një mundësi për kushte më të mira turistike në vendin tonë. Po punohet shumë fortë për këtë gjë. Po punohet duke përdorur gjithë projektet e mundshme që janë në fushën e turizmit dhe duke përdorur planet rregulluese sidomos për zonën e jugut, për të rregulluar infrastrukturën, energjinë, ujin dhe mbetjet.

Lehtësi fiskale do të ketë për turizmin?
Ju keni dëgjuar që shumë shpesh ne organizojmë takime me operatorë turistikë dhe agjenci turistike, edhe ato që vijnë në fushën e turizmit, që ofrojnë shërbime siç janë hotelet dhe restorantet. Kemi diskutuar edhe me FMN-në për këtë gjë, kemi diskutuar edhe me Bankën Botërore dhe padyshim ajo që kërkohet të bëhet është që gjithë këto operatorë ekonomikë që kemi ndërtuar në fushën e turizmit duhet të jenë të gatshëm të përshtasin standardet e tyre në bashkëpunim me standardet ndërkombëtare që vijnë të ofruara si asistencë nga këto organizata. Në momentin që ne përmirësojmë standardet ose shkojmë drejt këtyre standardeve, padyshim që lidhet dhe me incentivën fiskale që duhet të ketë biznesi. Unë jo më larg se tre ditë më parë këtë diskutim kam bërë me tur operatorët. Ne duhet të fillojmë një përpjekje të gjithanshme që të përshtasim standardet tona me standardet europiane, duke gjetur edhe incentiva për biznesin, në mënyrë që industria e turizmit të bëhet e barazueshme me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë. 

Çfarë do bëhet? Ju thatë se ne jemi dhe mikpritës, por që te jesh mikpritës duhet të kesh edhe dijen, çfarë do bëhet për kualifikimin e këtyre punonjësve të kësaj industrie? Në jug të Italisë, në Greqi, kudo, që nga polici tek kamarieri të flasin anglisht nëse ti ju flet anglisht, këtu në Shqipëri…
Përgjithësisht në restorantet e qyteteve të mëdha ke persona që dinë gjuhë të huaja. Në breg është e vërtetë që mund të kemi nevojë për më shumë dituri. Ajo që po kërkojmë fort është që në gjithë këto programet e ndihmës ekonomike që vjen nga donatorët, të vendoset formimi profesional në hoteleri, turizëm, restorante ku mënyra e sjelljes dhe mikpritja të jenë komponentë. Për shembull ka programme që vijnë nga USAID që mësojnë mikpritjen në restorante që kanë një jetë jo të shkurtër në industrinë e hotelerisë. Ne po marrim shkas nga këto për ti përcjelle në ato që janë më të reja në hotele apo operatorë ekonomikë të rinjë, që është shumë e rëndësishme. E dyta që është e rëndësishme është që ne duam të standardizojmë edhe udhërrëfyesit, guidat turistike, që të kenë një procedurë të saktësuar se si duhet të bëhesh një guidë turistike dhe çfarë duhet të promovosh për vendin tënd. Dhe kjo gjë është në proces. E treta ngjarje shumë e rëndëishme në fushën e turizmit përsa i takon standardeve, ajo që po punojmë ne fort është standardi i yllit në hotel, mënyra se si do vendosen këto standarde do të jetë shumë transparente, në kuptimin që çdo hotel deklaron, verifikohet nga një grup ndërkombëtar dhe certifikohet nga ministria në një kohë reale, që të jenë dhe ata gati për garim. Përveç kësaj po përpiqemi që të bëjmë diçka që është e rekomanduar nga bashkëpunimi që kemi me gjithë aktorët e huaj. Në Shqipëri ne duhet të kemi parasysh që duhet të kemi dhe një inventar të të gjithë paketave turistike që ofrojnë zonat. Për shembull nëse shkojmë në zonën e jugut, çfarë mund të ofrojmë ne në zonën e jugut? Ne kemi (Ejson), ne kemi kishat, vajin e ullirit, ka biodiversitet dhe vaji i ullirit, pasi kemi disa lloj ullinjsh që i ka vetëm Shqipëria, që  prodhon vetëm ajo atë vaj ulliri. Ose kemi disa lloj verërash që janë të bëra me një rrush që ekziston vetëm në Shqipëri, pra duhet të regjistrojmë të gjitha paketat turistike, produktet turistike që mund ti ofrohen turistëve dhe këtë duhet ta bëjmë si në nivel rajonal edhe në nivel kombëtar. Për këtë po punohet shumë fort, për të vendosur një lloj rregulli në atë kakofoninë  e madhe që kishte turizmi deri më sot. Po përpiqemi fort për këtë gjë. 

Në mos gaboj më 3 qershor do të zhvillohet mbledhja e tretë e radhës e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Dy të parat, të gjithë ndajnë mendimin, ndajnë opinionin public se kanë qenë vetëm shprehje vullneti i mirë, patriotizëm dhe asgjë më shumë, çfarë do të diskutohet konkretisht në fushën e ekonomisë? Çfarë projekte konkrete do të ketë?
Në Ministrinë e Ekonomisë kemi patur disa marrëveshje me Kosovën, marrëveshje që kanë ndihmuar në një lloj mënyre Kosovën, që të kishte një lloj transferimi të know how për ato organizata ku Kosova nuk aderonte dot, por ndërkohë nga ana tjetër ne kemi qënë shumë mbështetës edhe përsa i takon fasilitimit dhe barrierave për Kosovën. Sekretariati i CEFTA-s ku ulet Shiqpëria dhe Kosova ka punuar ngushtësisht me Kosovën për të çuar përpara marrëdhënien e saj me këtë sekretariat, gjithashtu edhe për fatin e akreditimit të njësisë akredituese që ka Kosova, e cila duhet t’a aderojë në organizatën e akreditimit të Bashkimti Evropian dhe nuk e ka ende të mundur, por ama know how i është transferuar Kosovës nga Ministria e Ekonomisë. Pra ne kemi bërë një punë reale me Kosovën, përveç shtimit përpara të gjërave që kanë ndodhur me Kosovën…

Diskutohet për një treg të përbashkët, si?
Për konektivitetin që duhet të kemi jo vetëm me Kosovën, por që duhet të kemi ne, në gjitha rajonin, që lidhet me fasilitimin tregtar, por që lidhet edhe me konektivitetin përsa i takon energjisë, infrastrukturës dhe telekomunikacionit. Për të gjitha këto është duke u punuar një platformë e vërtëtë që duhet të dalin në dy-tre detyra konkrete që të jenë të mundshme, të shkojnë edhe më lart se sa dëshira e dy vendeve.

Të të japë edhe një informacion utilitar zonja ministre. Një biznes nga Tirana që operon në Kosovë, ose një nga Peja që operon në Shqipëri, nga kjo mbledhje çfarë informacioni utilitar merr ai? Çfarë mund të ndryshojë në biznesin e tij, në oportunitetet e tij?
Që ai mund të vijë dhe të regjistrohet shume kollaj në listën e bizneseve shqiptare tek QKB-ja, e ka shumë të lehtë ta bëjë këtë gjë sot, siç e ka shumë të lehtë ta bëj një biznes shqiptar në Kosovë. Oportuniteti që ai ka është që mbështetet, fasilitohet nga pikëpamja administrative dhe bëhet aktiv menjëherë, kjo është një gjë që ndodh aktualisht dhe do të vazhdojë të ndodhi. Nga ana tjetër e rëndësishme është që të dy vendet të vijnë bashkë me projekte konkrete për të bërë konektivitetin në infrastrukturë për rrugë të përbashkëta, linja të përbashkëta energjie. Këto janë ato gjerat e rëndësishme për të cilat duhet të mendojmë të punojmë bashkarisht dhe kjo është gjëja që po ndodh. 

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)