Sarandë-Një 32 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Sarandës ndërsa një 24 vjeçar është shpallur në kërkim.
Raportohet se një ditë më parë dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin vjeçar kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik në rrugën ‘Skënderbeu’.
“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin G. H., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe shpalli në kërkim shtetasin E. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 08.01.2025, në rrugën “Skënderbeu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.