Biletat e fundit të çerekfinaleve/ Bayern-i përballje rutinë me Lazio-n, Atletico në Londër për t'i bërë keq Chelsea-s (VIDEO)

90 minuta larg është Bayern Mynchen nga çerekfinalet e Champions League, pasi kualifikimi ndaj Lazio-s duket një mision i kryer. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni në ndeshjen e parë të 1/8 në Itali fituan 4-1, ndërsa sonte në ‘Allianz Arena’ përjashtohet çdo mrekulli.

Në prag të sfidës trajneri i Lazio-s Simone Inzaghi është shprehur se pavarësisht të gjithave ndeshjen do ta luajnë me vendosmëri dhe dëshirë. Sipas tij Lazio ka punuar me vite të tëra për të luajtur përballje të kësaj rëndësie, ndërsa evidenton faktin që ekipi i tij e ka arritur objektivin në Champions.

Ndërkohë më me shumë interes do të jetë përballja tjetër që do të luhet në Londër mes Chelsea-s dhe Atletico Madrid. Në ndeshjen e parë britanikët fituan 0-1, por ky rezultat nuk jep siguri për kualifikimin aq më tepër kur përballë është Atletico.

Për këtë ndeshje trajneri gjerman i Chelsea-s do të ketë të padisponueshëm Jorginho dhe Mount që janë me kartona, ndërsa në dyshim janë Thiago Silva dhe Abraham. Sakaq Atletico vjen e plotë, ndërsa në prag të takimit trajneri Simeone ka lavdëruar homologun e tij te Chelsea. Sipas Simeone-s që prej mbërritjes së Tuchel te Chelsea nuk ka më asnjë dobësi.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s