TIRANE- Operacioni i policisë  i koduar "Fund marrëzisë" ka vazhduar edhe dje në shumë qytete. Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Drejtorinë e Lojërave të Fatit kanë rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e subjekteve të kontrolluara dhe atyre që u janë sekuestruar pajisjet për shkak të paligjshmërisë së aktivitetit të tyre. Deri në ora 21:00, situata paraqitej si më poshtë: janë bllokuar 472 subjekte;
janë kontrolluar 696 subjekte; janë proceduar penalisht 149 subjekte; janë proceduar 152 persona; janë sekuestruar 712 makineri lojëra fati e pajisje dhe janë sekuestruar 75 kompjuterë dhe 190 monitorë në subjektet e pikave të basteve. Ministria e Brendshme dhe Tatimet kanë njoftuar se do të vijojë edhe ditët e ardhshme kontrolli në të gjithë vendin, me pjesëmarrjen e një numri të madh forcash.

Shkrimi u publikua sot (16.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)