BILISHT- Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e një dite më parë në Bilisht. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre persona ende të paidentifikuar kanë arritur ti marrin me dhunë punonjësit të  një karburanti një sasi të konsiderueshme parash.

Pasi e kanë kërcënuar, tre personat në fjëlë i kanë marrë rreth 16 mijë lek dhe 160 euro punonjësit të karburantit. Ndërkohë mësohet se autorët kanë qenë të pa armatosur në momentin që kanë kryer grabitjen.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërkohë që do të shihet edhe zona përreth për të shqyrtuar kamerat e sigurisë nëse e kanë kapur të plotë ngjarjen.