Hoxha kishte kërkuar leje nga puna pasi duhet të shkonte në Shqipëri, në Tropojë në vendlindjen e saj për të festuar 85-vjetorin e gjyshit.
Por papritur dy ditë përpara se të nisej për në Shqipëri, Floridës i erdhi një zarf.
Ajo tregon për dritare.net, gjithë habinë dhe emocionin e saj, kur pa brenda në zarf një letër, të firmosur nga vetë ish-Presidenti amerikan, Bill Klinton.
Klinton i uronte ditëlindjen gjyshit të punonjëses së Fondacionit të tij, me këto fjalë:
“I dashur Januz,
Gëzuar 85 vjetorin.
Uroj të festoni gëzueshëm dhe që viti pasardhës të sjellë kujtime të mrekullueshme për ju dhe njerëzit tuaj të dashur.
Sinqerisht,
Bill Clinton”.
(Urimi I Bill Clinton )
(Florinda së bashku me gjyshen dhe gjyshin)
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com