Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, është sërish njeriu më i pasur në botë. Sipas klasifikimit të përvitshëm të revistës prestigjoze amerikane Forbes, Gates cilësohet për herë të 16,si personi më i pasur në planet, me një pasuri prej 76 miliardë $.
Vitin që shkoi, 58 vjeçari Gates renditej i dyti në listë, me 67 miliardë $, por këtë vit ai ka arritur të kryesojë për herë të 16 listën e miliarderëve, duke lënë pas manjatin e telefonisë në Meksikë, Carlos Slim Helu me një pasuri prej 72 bilion $.
Gates ka qendruar në krye të klasifikimit 15 herë në 20 vitet e fundit,deri në 2009, kur kryesoi në renditje Carlos Slim Helu.
Manjati meksikan, mbajti kreun e listës për katër vjet, nga 2010 deri në 2013.
Lista e këtij viti, përfshinte 1,645 miliarderë , pra 268 persona më shumë se një vit më parë. Sipas Forbes, kjo është rritja më e madhe vjetore e miliarderëve që ka ndodhur ndonjëherë.
Gruaja më e pasur në botë është Christy Walton, aksionere e WalMart (koorporata e dytë më e madhe në botë) . Pasuria e saj vlerësohet me 36.7 miliardë $.
Ndërsa miliarderi që ka fituar më shumë para gjatë vitit është cilësuar Mark Zuckerberg. Ai e shtoi pasurinë e tij me 15.2 miliardë $ ,duke u renditur i 21 në klasifikimin e Forbes.
Ja cila është lista e 10 personave më të pasur në botë, sipas klasfikimit të Forbes:
1. Bill Gates –Themeluesi dhe presidenti i Microsoft, 76 miliardë $
2. Carlos Slim Helu- President i kompanive të telekomunikimit Telmex dhe América Móvil, 72 miliardë $
3. Amancio Ortega- Themelues dhe drejtues i Inditex Fashion Group, 64 miliardë $
4. Warren Buffett- Drejtues dhe aksioneri kryesor i Berkshire Hathaway Inc, 58.2 miliardë $
5. Larry Ellison- drejtues dhe bashkëthemelues i Oracle Corporation, 48 miliardë $
6. Charles Koch- Bashkëpronar dhe president i Koch Industries, 40 miliardw $
7. David Koch- Bashkëpronar dhe zëvendwspresident i Koch Industries, 40 miliardë $
8. Sheldon Adelson- Prtesident i Las Vegas Sands Corporation,38 miliardë $
9. Christy Walton- aksionere e WalMart, 36.7 miliardë $
10. Jim Walton-presidenti i Arvest Bank Group Inc., 34,7 miliardë $
Redaksia online
(os/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com