Posterat e partive, KQZ kërkon të vendoset prodhuar në përgjegjësinë ligjore të subjektit! Kërkesë për informacion bashkive për vendndodhjen

Vendosja e materialeve propagandistike të partive politike, në veçanti Partisë Socialiste, ishte pjesë e shqyrtimit sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas denoncimet të ‘Bashkë Fitojmë’ dhe forcave të tjera se ‘Billboard-e’ të Kryeministrit Rama janë në çdo rrugë të vendit. Përfaqësuesit e opozitës e cilësojnë këtë shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, në Tiranë kryesisht por edhe në bashki të tjera.

Administrata e KQZ kërkoi që të urdhërohet policia bashkiake që materialet të hiqen. Sipas tyre materialet e vendosura nuk e kanë mbishkrimin ‘prodhuar në përgjegjësinë e ...(emrin e subjektit politik që i ka vendosur)’, që është detyrim i thënë qartë në Kodin Zgjedhor.

“Kodi e thotë qartë se të gjitha materialet pr0opagandistike duhet të kenë mbishkrimin ‘prodhuar në përgjegjësinë ligjore të subjektit që i ka përdorur’. Pra është shkelur neni 79 pika 3 e Kodit Zgjedhor.  Ndalohet përdorimi i materialeve propaganduese në kundërshtim me këtë kod. Duhet të ndalohen dhe të ngarkohet policia bashkiake. Ose le t’i tërheqë Partia Socialiste këto materiale, t’i prodhojë ashtu siç ligji i ka përcaktuar dhe të na sjellë kontratat që ka bërë me këto subjekte private. Kjo është shkelje”, tha përfaqësuesi i KQZ.  

Ndërkohë që Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i dha dy ditë kohë PS dhe partive të tjera ta përmbushin këtë detyrim. Sa i përket vendit të vendosjes ai tha se do të kërkohet informacion nga bashkitë.

“I lëmë afat prej dy ditësh, që të gjitha subjektet, përfshirë edhe PS, ta zgjidhin dhe të vendosin mbishkrimin ‘prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të...’. Në rast të kundërt do të urdhërojmë heqjen e atyre materiale. Në lidhje me pjesën tjetër do të kërkojmë informacion nga kryetarët e këtyre bashkive apo bashkitë përkatëse mbi përcaktimin e vendeve për vendosjen e materialeve propagandistike zgjedhore”, tha Celibashi.

Ndërkohë partia Socialiste e Shqipërisë i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me vendet e vendosjes së postareve elektoralë në Tiranë dhe në qytete të tjera.

Përmes një letre, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji sqaron kryekomisionerin Celibashin se posterat janë afishuar në kuadër të marrëveshjeve kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare që operojnë në këtë fushë dhe nuk janë përfituar në kuadër procesit të shpërndarjes proporcionale të bërë sipas përcaktimeve të nenit 79 të Kodit Zgjedhor si dhe të udhëzimit nr.6, datë 23.3.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Salianji nënvizon se në secilin prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri subjektit zgjedhor, Partia Socialiste e Shqipërisë, si subjekt që ka porositur edhe afishimin e këtyre posterave reklamues.

1682428602_page.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
Vendosja e posterave të PS-së në rrugë, Eridian Salianji letër Celibashit: Në përputhje me Kodin Zgjedhor

1682157731_640087772881fdc712622b76c1c4d0a35728.jpg

Partia Socialiste e Shqipërisë i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me vendet e vendosjes së postareve elektoralë në Tiranë dhe në qytete të tjera.

Përmes një letre, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji sqaron kryekomisionerin Celibashin se posterat janë afishuar në kuadër të marrëveshjeve kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare që operojnë në këtë fushë dhe nuk janë përfituar në kuadër procesit të shpërndarjes proporcionale të bërë sipas përcaktimeve të nenit 79 të Kodit Zgjedhor si dhe të udhëzimit nr.6, datë 23.3.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Salianji nënvizon se në secilin prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri subjektit zgjedhor, Partia Socialiste e Shqipërisë, si subjekt që ka porositur edhe afishimin e këtyre posterave reklamues.

“Lidhur me pikën e parë ju informojmë se posterat janë afishuar në kuadër të marrëveshjeve kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare që operojnë në këtë fushë dhe nuk janë përfituar në kuadër procesit të shpëmdarjes proporcionale të bërë sipas përcaktimeve të nenit 79 të Kodit Zgjedhor si dhe të udhëzimit nr.6, datë 23.3.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. "Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore" . Informacionet e mëtejshme lidhur me procedurat e ndjekura për këtë kontraktim do i bëhen të ditura institucionit tuaj në kuadër të dërgimit të raporteve të detajuara financiare brenda afateve të përcaktuara Kodi Zedhor dhe ligji nr 8580, datë 17.2.2000 "Për partitë politike", i ndryshuar.

- Sa i përket kërkesës së dytë, ju informojmë se në secilin prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri i subjektit zgjedhor, Partia Socialiste e Shqipërisë, si subjekt që ka porositur edhe afishimin e këtyre posterave reklamues”, thekson Sekretari për Ccështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS, Eridian Salianji.

Theksohet në përgjigjen e KQZ-së
K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 25/04/2023 22:10

    Komunistet nuk benin propagande fare ne krahasim me kete qe bejne keta palacot sot , turpi botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë