Mesfushori i Interit dhe Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani ka folur për mediet në Itali. Elbasanasi veç të tjerash ka cekur edhe temën e Europianit, teksa shpreson dhe beson se do luajë një ditë në fazën finale me fanellën e Shqipërisë.
"Sa mund të arrijë ekipi kombëtar i Shqipërisë?
Për mendimin tim, shpresoj se mund të shkojmë shumë. Shpresoj të kualifikohemi për në Europian sepse është diçka shumë e rëndësishme dhe që e duam të gjithë. Nuk kemi pasur vazhdimësi në rezultate, por ne mund të shkojmë shumë larg. Jo falë meje, por do të jap kontributin tim.
Sa gola mendon se mund të shënosh në këtë kampionat? Pyetje e bukur. Nuk e di, shpresoj që si fillim të shënoj golin e parë me Interin në kampionat dhe pastaj të flasim për objektiva të tjerë e të shohim", tha 21-vjeçari fillimisht.
Më pas Asllani u pyet edhe për modelin në sport, duke vlerësuar Hysaj-n dhe Berishën, si dy futbollistë që kanë dhënë shumë për ekipin kuqezi që tanimë drejtohet nga Sylvinho.
"Po, le të themi lideri ynë i Kombëtares, sepse ai është një nga më të mëdhenjtë së bashku me Berishën. Po, kam mësuar shumë sepse kur mbërrita në Empoli vitin e parë, isha 6 vjeç ose 6 vjeç e gjysmë dhe ai mbërriti në Empoli në të njëjtin vit. Ishte 15-16 vjeç mendoj. Prandaj ai është pika ime e referencës edhe sepse ai kaloi nga Empoli dhe më pas mbërriti në ekipin kombëtar kështu që marr shkas nga ai", tha Kristjan Asllani.