Pas 50 orë operacion, ndahen binjaket 2-vjeçare me kokat e lidhura /FOTOT

Pas 50 orë operacion, ndahen binjaket 2-vjeçare me kokat e lidhura /FOTOT

Binjaket Safa dhe Marwa Ullah i janë nënshtruar një operacioni që zgjati 50 orë në Spitalin e Londrës. Dy vjeçaret vuanin nga një lidhje e rrallë e binjakeve ‘kraniopagus’, që prek vetëm  2deri në 6 % të binjakëve në mbarë botën. Vajzat me origjinë nga Pakistani iu nënshtruan tre operacioneve për të ndarë kokat e tyre të lidhura. Ato lindën me kafka dhe enët e gjakut të shkrira sëbashku.

Ekspertët përdorën realitetin virtual për të krijuar një kopje të saktë të anatomisë së tyre. Pra realizuan në 3D një strukturë komplekse të kafkave të tyre për të parë pozicionin e trurit dhe envëve të gjakut. Në staf u përfshinë 100 persona për kryerjen e operacionit që zgjati plot 50 orë. Mjektë realizuan dy operacione më parë në vitin 2006 dhe  2011 ndaj binjakeve.

Prindërit e vajzave janë shprehur të emocionuar për rezultatin e operacionit të vajzave. Gjithë procesi u pagua nga një donator privat.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen