Bino mesazh qytetarëve: Nëse keni shenjën më të vogël, vetëizolohuni edhe nga anëtarët e familjes (VIDEO)

Përgjegjësja e Departamentit të  Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino në një mesazh për qytetarët, thotë se sa e rëndësishme është marrja e masave personale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. 

“Me këtë mesazh dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm, të qëndrojnë në shtëpi. Nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të vetëizolohen, të vetëizolohen dhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Të përpiqen që edhe brenda shtëpisë apo kur dalin për nevojat e tyre personale apo të familjes, të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë. Ruajtja e distancës, vetëizolimi apo vetëkarantina janë mbjet shumë i rëndësishëm e cila shpesh herë bie mbi përgjegjësinë e  individit, pavarësisht masave të tjera të distancimit sociale që janë marrë në këtë moment. Paniku nuk të çon në asnjë vend. Qëndrueshmëria, inteligjenca për përballimin e kësaj situate është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë. Punonjësit je shëndetit publik, e shërbimit të kujdesit shqndetësor, të spitalit infektiv që po trajtojnë të sëmurët me COVID anë në vijën e parë të frontit për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Ata duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”, thotë Bino.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 19/03/2020 11:21

    O njerez, nese keni Zot, ndergjegje, detyrime komunitare e dashuri njerezore, vetizolohuni e respektoni rigorozisht kerkesat e autoriteteve mjekesore e zyrtare. Te gjithe po notojme ne nje oqean te trazuar, dhe bregun do ta arrijme nese luftojme bashke. Dhe do ta arrijme me patjeter!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?