Bio e kaluar bios, 11 ushqimet shqiptare të certifikuara! I ftuar në Esencë Armand Kikino, ekspert i ushqimit

Armand Kikino, ekspert i ushqimit, në Esencë

I ftuar në emisionin maratonë Esencë, për natën e ndërrimit të viteve, ka qenë i ftuar Armand Kikino, ekspert i ushqimit.

Me temën 'bio dhe kaluar bios', u trajtuan 11 ushqimet shqiptare të certifikuara. 

Armand Kikino:

Kur produkti tradicional shqiptar certifikohet duhet të kalojë në disa faza dhe procese, për të cilat mund të duhen edhe vite. Interesi nga qytetarët dhe komunitetet është i lartë. Certifikimi ka nisur rreth e 1 vit më parë si “specialitet tradicional i garantuar”. 

Pajisja më ketë certfikatë shërben jo vetëm si garanci për konsumatorët por edhe si pasaportë për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare. Produktet në fjalë u klasifikuan nga kjo ministri në tri kategori: tregues gjeografik, emërtim i origjinës dhe specialitet tradicional i garantuar.

Për ta arritur këtë, produkti duhet të prodhohet për së paku 30 vjet, të ketë mënyrë të veçantë dhe tradicionale të përpunimit.

1. Mishavina, Malësi e Madhe 
2. Djathi i dhisë së Bjeshkëve të Rrunjës
3. Djathi i ziem i Veleçikut 
4. Mjalti i Bedunicës
5. Qepa e Drishtit
6. Molla e Dvoranit
7. Këpurdha e Pukës
8. Vaj ulliri Valmi
9. Kumbulla e thatë e Shumbatit 
10 Glikoja e arrës së egër, Përmet 
11. Gështenja e Reçit


Lajmi kryesor:

Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe

Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe