Biohackers-at në Samitin e Helsinkit: Teknologjia e re që rrit performancën e trupit tonë

Biohackers-at e mbledhur në Helsinki mendojnë se ne duhet të përdorim teknologjinë që kemi në dispozicion për ta bërë trupin dhe mendjen tonë të funksionojë më mirë. Nuk mendojnë se ne duhet të transformohemi në organizëm kibenetik por duke vënë në shërbim teknologjinë mund të rritet performanca njërëzore.

Lëvizja Biohackers, e praktikuar në ushqim, në sauna, te meditimi e deri te injeksioni i qelizave staminale, synon ta ndryshojë gjendjen fiziologjike të njëriut për të qënë në gjendje të arrijë një qëllim të caktuar i vështirë për tu arritur në gjendje normale.

Për të gjithë ata që kanë probleme gjumi përshembull, biohackers-at pretendojnë se ekziston një teknologji që mund ti ndihmojë, dridhjet.

"Dridhjet veprojnë në sistemin tonë nervor dhe në reagimet nervoze duke i qetësuar, pa patur nevojë të marrin ilaçe - thotë Katja Nyman nga Neurosonic.

"Një nga produktet më të pazakonta që propozojnë biohacers-at  është ‘Vielight Neuron, një pajisje fotobiomodulimi e cila rrit oksigjenimin në gjak, përmirëson performancën duke na bërë të lumtur.

Por jo gjithçka që propozojnë Biohackers-at është kaq teknike. Hyrja në një sauna dhe një dysh në temperaturë 4 gradë, është e mjaftueshme për të rritur performancën tonë.

Në një botë në ndryshim të shpejtë teknologjik, mendohet se Biohackers-at  janë e ardhmja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë