45 vjetori i Aktit të Helsinkit/ Meta mesazhe të koduara: Parimet e rëndësishme edhe sot! Ka qeverisje që s'po i shërbejnë popullit

45 vjetori i Aktit të Helsinkit/ Meta mesazhe të koduara: Parimet e rëndësishme edhe sot! Ka qeverisje që s'po i shërbejnë popullit

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Në 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit, presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar për të përçuar edhe mesazhe të nënkuptuara që i drejtohen kryeministrit Edi Rama.

Meta shkruan se parimet e këtij akti për të drejtat themelore të njeriut janë shumë të domosdoshme edhe në ditët e sotme, aq më tepër në  kur parimet në shumë vende kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

Një akuzë kjo e artikuluar jo pak herë kundrejt kreut të qeverisë, sipas së cili vendimet që ka marrë nuk i kanë shërbyer Shqipërisë, por interesave të tij personale.

"Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Europës Lindore nga totalitarizmi komunist. Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme. Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend europian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë në krye të punëve të OSBE-së. Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj në respektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 02/08/2020 17:01

    Meta hajdut cifut bajge lope

    Përgjigju
  • Ern: 02/08/2020 15:41

    Yyyy , fyture e degjeneruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë