Biokimistja shpallet 'Miss America 2019', çudit me eksperimentin shkencor live (VIDEO)

Biokimistja shpallet 'Miss America 2019', çudit me eksperimentin shkencor live (VIDEO)

Camille Schrier

Një biokimiste nga Virxhinia është shpallur Miss Amerika 2019, pasi performoi një eksperiment shkencor live, duke sfiduar stereotipet e garës.

Camille Schrier, la pas 50 konkurenete të tjera duke rrëmbyer kurorën.

E veshur me një përparëse laboratori, 24-vjeçarja mahniti anëtarët e jurisë me një demonstrim kimik.

 Përvec kurorës, ajo fitoi edhe një bursë prej 50 mijë dollarësh.

Pas marrjes së titullit, ajo tha se shpresonte që të thyente stereotipet për atë që deri më sot është menduar se është “Miss Amerika”.

Schrier ka dy diploma shkencore dhe tani po ndjek doktoraturën në farmaci në universitetin e Komonuelthit në Virxhinia.

Në rolin e saj si Miss Amerika, ajo duhet të kalojë tani një vit duke promovuar një program për sigurinë e ilaçeve.

Fitorja e saj, po shihet si një hap përpara për formatin tradicional të bukurisë, duke sjellë diçka ndryshe, përtej fizikes në “Miss Amerika”. 

Që nga 2018, konkursi është përpjekur të rifreskojë imazhin, duke hequr dorë nga segmenti i rrobave të banjos dhe kriteret e pamjes që duheshin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja