Nëna e Dritan Petovës që një ditë më parë tronditi fshatin Xhafzotaj duke vrarë nusen, vjehrrin dhe veten, rrëfen bisedën e fundit me djalin e saj në tentativën e dështuar për ta shpëtuar nga vetëvrasja.
Nazire Petova ka shkuar bashkë me oficerët e RENEA-s në shtyllën e tensionit ku 41-vjeçari kishte hipur me një shishe raki në dorë dhe armën e gjahur në anën tjetër. Ajo i është lutur të birit të mos e kryejë aktin ekstrem të vetëvrasjes, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë. Me lotë në sy dhe zërin e ngjirur e të dridhur nga dhimbja, zonja Petova i ka thënë 41-vjeçarit se e ka falur dhe se kur të zbriste do të shkonin të dy bashkë t’i kërkonin falje familjes së nuses.
“Tani, zbrit prej andej të keqen nëna, se çfarë u bë u bë. Asgjë nuk kthehet mbrapsht tani. Nëna të ka falur, të kemi falur të gjithë. Zbrit se ke dy fëmijë të vegjël për të rritur. Ke djalin që po të shikon nga shtëpia, ke vajzën që të do. As policët nuk do të të bëjnë asnjë gjë. Pasi të zbresësh, nëna do të të përqafojë. Duhet të kërkojmë falje te shtëpia e nuses. Edhe fëmijët do të të falin. Zbrit, bëje për nënën tënde që është e sëmurë. Hidhe armën në tokë”, - i është lutur ajo mes lotëve, të birit, - shkrun sot gazeta Shqip.
Ajo ka rrëfyer në polici, se pasi kishte vrarë gruan dhe vjehrrin, ai kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë një shishe ujë.
“Dritani erdhi në mëngjes herët në shtëpi e qëndroi vetëm dy minuta. Mori një bidon ujë, gjuha i rrinte e tharë, dhe iku me vrap. Ishte i zbehtë si limoni, me armën e gjahut në krah. Nxitonte, nuk tha çfarë kishte bërë. Mendova se kishte etje e po ikte prapë në punë”, ka thënë ajo për policinë.
E moshuara thotë se i biri ishte në prag divorci me të shoqen, pasi grindeshin vazhdimisht. Ajo ishte larguar nga shtëpia prej dy javësh, bashkë me vajzën 12vjeçare, ndërsa djali 10-vjeçar kishte qëndruar me të atin. E moshuara thotë se i biri pinte vazhdimisht.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com