Një video e publikuar nga mediat italiane tregon se si vajza të reja shfrytëzohen për prostitucion nga tutorë shqiptarë. Pjesëtarët e organizatës kriminale i sillnin në Itali femrat dhe më pas i detyronin që të prostituonin duke u mbajtur nën kontroll të rreptë dhe duke i kërcënuar.
Ndërkohë, në të gjitha rastet mësohet se ekzistonte edhe një lidhje dashurie gati reale mes vajzave dhe tutorëve të tyre. Këtë e ka dëshmuar edhe fakti se, në momentin e arrestimit shumica e personave të prangosur në Itali ishin në krevat me “të fejuarat”. Këto të fundit të moshave nga 20 deri në 25 vjeçe, kishin pësuar edhe dhunë psikologjike.
Një pjesë e tyre sipas mediave italiane, mësohet se vendoseshin në Milano, (në stacionin qendror, rrugën Abruzzi dhe Baçhiglione) dhe tjetra në provincë (Paullo, Trezzano, Bollate).
Në një moment gjatë përgjimit të një shqiptari, ai e merr në telefon vajzën dhe i kërkon llogari se çfarë po bënte me telefonin që e mbante në dorë.
“Ku je?- pyeste shqiptari.
“Këtu, i përgjigjej vajza”.
“Tani po kaloj aty, të kam bërë dy herë zile”, ka vazhduar ai.
/Shqiptarja.com