Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, takoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në New York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se "ata vazhduan diskutimet mbi periudhën e re të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian mbi normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, në vazhdim të takimeve të zhvilluara në muajt korrik e gusht.
Ata rishikuan përparimin e arritur në zbatimin e marrëveshjes për drejtësinë, që ka të bëjë me gjykatat në veriun e Kosovës, e cila duhet të zbatohet më 17 tetor, sic është arritur pajtimi në takimin e fundit".
Zonja Mogheirni mirëpriti përkushtimin e të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi se përparimi i të dyja palëve drejt integrimeve evropiane, është i lidhur ngushtë me përparimin në bisedime, shkruan VOA.
Në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, presidenti serb Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Thaçi, u pajtuan për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO