Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi

"Diskutime më serioze sesa në raundin e mëparshëm", të realizuara në një klimë "konstruktive" që çoi në "marrëveshje të përgjithshme mbi një sërë parimesh udhëzuese". Kështu I përkufizoi bisedimet e ditës së sotme në Gjenevë, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi. Ai i tha agjencisë publike të lajmeve "Tasnim", se "ide të ndryshme" u paraqitën në tryezën e negociatave dhe se parimet e përbashkëta udhëzuese do të formojnë bazën për tekstin e një marrëveshjeje të mundshme.

"Kemi bërë përparim të mire. Kjo nuk do të thotë se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti, por procesi ka filluar. Kur bëhet fjalë për hartimin e tekstit, puna është e vështirë", tha Araghchi. Ministri shtoi se rruga "është pozitive". Së fundmi, ai tha se nuk është caktuar një datë specifike për raundin tjetër dhe u vendos që të dy palët të punojnë së pari mbi tekstet. "Kemi një pamje më të qartë të asaj që duhet bërë. Qëndrimet e të dy palëve do të duan kohë për t'u bashkuar, por tani kemi parime mbi të cilat të dy palët mund të lëvizin".


Lajmi kryesor:

Përfundojnë bisedimet Iran-SHBA! Teherani mbyll përkohësisht Ngushticën e Hormuzit! Khamenei sulmon Trump: Ushtria më e fortë në botë mund të goditet sa nuk mund të ngrihet dot