DURRËS- 100-vjetori i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shënuar në mënyrë të veçantë. Në brigjet e Adriatikut është "hedhur" në det një nga anijet më të rëndësishme të ushtrisë amerikane. Bëhet fjalë për anijen ‘Jason Dunham’.
Ajo është e dedikuar për shkatërrim dhe mbrojtje ajrore lundron prej 11 vjetësh, është gati 160 metra e gjatë dhe kushton 2 miliardë dollarë. ‘Jason Dunham’ është e gjatë 158 metra dhe peshon 9300 tonë.
Emri i saj i përket një kapiteni të rënë në luftë në Irak dhe ka dalë në det në vitin 2010. Ekuipazhi i anijes përbëhet nga rreth 340 persona.Në bord, mban edhe dy helikopterë ‘sea hawk’ dhe gomone operacionale.
Report Tv do të përgatisë edhe një reportazh të detajuar brenda kësaj anije luftarake që vjen për herë të parë në Shqipëri.