Bislim Ahmetaj në Report Tv: Protagonizmi i Berishës në Kuvendin e PD i panevojshëm! Basha i kapur! Në listën e Këshillit Kombëtar ka bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

TIRANË- Bislim Ahmetaj, anëtari i “Grupit për PD”, ka deklaruar se vënia e Luzlim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është faji më i madh i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në studion e Report Tv, ai e ka cilësuar si të pafalshme gabimin e Berishës, duke e vendosur në krye të PD-së, Lulzim Bashën, kjo sepse sipas tij, kryedemokrati nuk i ka sjellë asnjë të mirë demokratëve.

“Një nga gabimet më të mëdha të Berishës, është impostimi i Bashës në krye të PD. Unë e kam thënë dhe më parë, kjo është e pafalshme. Rezultatet treguan se kam pasur të drejtë. Të fitonte të paktën një herë, apo të çonte deri në fund të paktën një aksion politik. Që nga 2005 nuk ka zbritur nga karrigia, dhe të gjitha kanë qenë dhuratë e Berishës”-tha Bislim Ahmetaj.

Ai është ndalur të flasë edhe për Kuvendin e PD-së si edhe listën me 300 anëtarë të Këshillit Kombëtar ka bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Për këtë jep garanci.

“Ajo listë me 300 anëtarë ka emra të mirë, por nuk ka asnjë themelues dhe 2-3 që ishin u asgjësuan, nuk është më partia e idealeve të dhjetorit, Ka vite që ky Kuvend është shndërruar në një promocion të lidershipit aktualit, ka humbur vlerën e një Kuvendi pune. Nuk po korrim asnjë sukses, po të shohësh Kuvend ajo është promocion i humbjes, numri 300 do të thotë që nuk është asgjë, është një formë kinezeria që po e zhvillon Basha, bëhen 3 Kuvendi që numri i atyre që votojnë është i paditur, nuk dihet kush i ka votuar, apo të propozuar nga degët përkatësve. Për këtë listë të garantojë që ka bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, i kanë emrat ato. Ka njerëz pa asnjë lloj kontributi, ka njerëz që s’i njeh as oborri i shtëpisë së vet”, tha Ahmetaj.

Në emër të ‘Grupimit për PD’, Ahmetaj thotë se kanë dyshime të shumta se ai është gati për një bashkëqeverisje me Edi Ramën.  

“Kemi dyshime të shumta që Basha së bashku me grupin e këshilltarëve që ka zgjedhur do të shkojë në një bashkëqeverisje me Edi Ramën dhe PS që do të ishte dhe fundi i pluralizmit në vend. Me këto zgjedhje futi vulën e partisë në xhep dhe se në siguroi që dhe në 4 vitet e tjera do të jenë në opozitë”, tha ai.

Në një kohë që Bujar Nishani ngre alarmin për të “shpëtuar PD-në”, Ahmetaj është pesimist. Kjo sepse sipas tij, shanset janë shumë të vogla, sepse Basha ka hequr të gjitha zërat kritik nga të gjitha forumet.

“Është shumë e vështirë që të shpëtohet PD nga kapja që i është bërë me kohë, me kapjen që i është bërë shndërrohet në një kërpudhë helmuese që nuk i sjell asnjë të mirë vendin dhe as vetes së vet”, tha ai në Report Tv.

Nuk ka lënë pa komentuar edhe protagonizmin e Berishës në Kuvendin e PD-së, që e ka cilësuar si të panevojshme.

“Protagonizmi i Berishës krejtësisht i panevojshëm, Berisha duhet të ishte duke mbajtur leksione të universiteti, të kalonte jetën me nipër dhe mbesa, e kanë çuar thuajse në kryqëzim, një njeri që ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin të shpallet ‘Non Grata’ nga SHBA është shumë e rëndë”, tha Ahmetaj.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja