Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, pezullon nga detyra Ulian Shpatarakun, me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policia e Shtetit.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se vendimi për pezullimin e tij nga detyra është marrë për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.
Mësohet se Shpataraku është aktualisht duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigursë, por dyshohet se, me argumentin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në punë.
Për këtë, ka ekzistuar një urdhër i qartë nga Drejtori i Përgjithshëm që studimet master të ndiqen jashtë orarit zyrtar të punës, çka sipas Policisë përbën shkelje në rast të mosrespektimit.
Komente











Bizhga të testojë edhe një herë të gjithë drejtorët e katapultuar mbi gjoja provimet false të paracaktuara se gjysma e më tepër nuk dinë të lexojnë...
Përgjigju