3 biznesmenë nga Kavaja kanë rënë në prangat e policisë, pasi në ambientet e bizneseve të tyre janë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike, duke ndërhyrë në sistem.
 
Siç bëhet e ditur, policia ka arrestuar Adem Proshka pronar supermarketi,Refik Hasanlliu pronar kazinoje dhe Ismail Muça pronar i një bar kafeje në Spille.

Familjarët e Adem Proshka kanë deklaruar se ai është lënë i lirë, pasi deri tani nuk është gjetur ansjë fakt që e implikon në veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.

Përmes ndërhyrjeve në matësat e energjisë elektrike, ata kanë vjedhur energjinë elektrike, me qëllim që të mos shlyenin sasinë që shpenzojnë në bizneset e tyre.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)