Bizneset dynden në QKB të ndryshojnë kodin e aktivitetit! Ibrahimaj: Si të veproni kur ju refuzohet ndihma (sot afati i fundit)

Bizneset dynden në QKB të ndryshojnë kodin e aktivitetit! Ibrahimaj: Si të veproni kur ju refuzohet ndihma (sot afati i fundit)

Foto ilustruese

TIRANË- Nuk kishte shkuar akoma ora 8 e mëngjesit, por para Qendrës Kombëtare të Biznesit ditën e djeshme kishte më shumë se 20 persona që prisnin në radhë. Disa prej tyre kishin ardhur që në orën 6.30. Të gjithë kanë të njëjtin shqetësim. Duhet të saktësojnë kodin e aktivitetit, pasi po hasen si me refuzimin e ndihmës ekonomike, ashtu dhe probleme me E-Albania për të marrë lejen për të ushtruar aktivitetin.

Shumë biznese u ndodhën dhe para paradoksit, ku nga njëra anë po u refuzohej ndihma si për paketën e parë ashtu dhe për të dytën dhe nga ana tjetër sistemi që menaxhohet nga E-Albania nuk u jepte leje të punonin. Të tjerë nuk përfituan nga paketa e parë, ndonëse ishin në listën e aktiviteteve të mbyllura, por në të dytën dhe si rrjedhoje  përfitojnë pagesë 40 mijë lekë një herë dhe jo 26 mijë lekë për tre muaj, pra rreth 50% më pak.

Pas këtij problemi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ftoi të gjithë tatimpaguesit, të cilët si arsye për refuzim të aplikimit  për ndihmë financiare kanë mospërputhjen e Kodit të aktivitetit me përshkrimin e aktivitetit, apo me llojin  e veprimtarisë që ata realisht ushtrojnë, se duhet të përditësojnë të dhënat e tyre. Personat fizikë mund ta bëjnë këtë në platformën e-albania, ndërsa tatimpaguesit me status ligjor person juridik, duhet të paraqiten pranë sporteleve të QKB në të gjithë vendi, çka ka krijuar dhe radhët në sportele.

Ibrahimaj: Tatimet nuk i kontrollojnë dot të gjithë, bizneset të specifikojnë kodet, si të veprojnë individët

Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj, tha në një intervistë për “Monitor Ekonomi” se Problematika kryesore që ne kemi patur gjatë këtyre ditëve për akordimin e pagës së luftës ka qenë kjo: “një biznes ka qenë i regjistruar me një subjekt aktiviteti, ndërkohë që faktikisht e ushtron aktivitetin e një objekti tjetër që i përket edhe një kodi tjetër. Është e pamundur nga ana e administratës tatimore që të kontrollojë 117 mijë biznese aktive, pra janë bizneset të cilët duhet të specifikojnë kodin e tyre të aktivitetit.

Personat fizikë duhet t’a bëjnë pranë e-albania sepse shërbimi është i ofruar online, ndërkohë që të gjithë subjektet e tjera mund të shkojnë pranë sporteleve të QKB-së dhe të specifikojnë kodin e aktivitetit ekonomik. Të gjithë ato subjekte të cilët mendojnë që janë përfitues të paketës sipas vendimit të Këshillit të Ministrave dhe sipas udhëzuesit që është i publikuar në faqen e drejtorisë së tatimeve, mund të ankohen nëpërmjet një procedure ankimimi.

Gjithashtu edhe ato individë të cilët duan të ankohen se punëdhënësi i tyre nuk aplikon për marrjen e pagës së tyre të luftës mund të ankohen nëpërmjet një procedure tjetër e cila është e afishuar në faqen e tatimeve. Këtu i referohem atyre individëve, të cilët në bazë të masës 2 të paketës janë të larguar nga puna dhe punëdhënësi nuk pranon të aplikojë, atëherë cdo individ mund të ankohen nëpërmjet një adrese emaili duke plotësuar të dhënat në formularin e caktuar, dhe ne do të marrim masat që, nëse ai është përfitues të marrë pagën e luftës”, tha Ibrahimaj.

Sot afati i fundit i ankimimit për paketën e parë

Tatimet kanë njoftuar se të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar, se afati përfundimtar për të paraqitur ankesën e tyre është deri në orën 12.00 të datës 29.04.2020.

Tatimet tërheqin vëmendjen se është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit./Monitor

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb