Bizneset në Velipojë pa kontrata në çeljen e sezonit, Ademi: Ka ndikuar politika, shpresojmë që situata të qetësohet për dy javë

Bizneset në Velipojë pa kontrata në çeljen e sezonit, Ademi: Ka ndikuar politika, shpresojmë që situata të qetësohet për dy javë

Ditën e sotme është çelur sezoni turistik në plazhin e Velipojës. E pranishëm në çeljen e sezonit ka qënë edhe kryebashkiakja e Shkodërs, Voltana Ademi e cila ka thënë se bizneset që operojnë në vijën bregdetare nuk kanë kontrata dhe për momenti vijojnë të përdorin hapësirën publike në mënyrë të paligjshme.

Më pas ajo ka thënë për situatën e krijuar me kontratat ka ndikuar edhe situata politike në vend megjithtë thotë se shpreson që gjërat të zgjidhen brenda dy javëve të ardhshme.

"Ka ndikuar. E para për vonesat administrative. Për qetësinë. Ne kemi pak pushues tani. Filloj më shumë vonesë por shpresoj shumë se në këto dy javë gjërat të qetësohen shpejtë. Dhe  të hapet sezoni tursitik në Shkodër dhe në Shqipëri" ka thënë Voltana Ademi.

"Në këto momente që po flasim asnjëri prej bizneseve nuk ka një kontratë,  për përdorimin e hapsirës. E përdorim të gjithë sepse është hapsirë plazhi. Bashkia nuk mund të lidh kontratë kur nuk janë në konfrom rregullave" ka thënë ndër të tjera ajo.

Ndërsa e pyetur për sigurinë e vijës bregdetare kur jo më larg se ditën e sotme një grua nga Kosova rrezikoi të mbytej, Ademi ka thënë se shpreson që të bëhet më mirë pasi nuk do të jepen kontrat pa u plotësuar kushtet.  

"Bashkia ka blerë vetë govat e ujit për vijën bregdetare për të investuar. Jemi përpjekur tu vijmë në ndihmë edhe bizneseve. Në mënyrë që tu sigurojmë dhe kur na konfirmohet kalimi për mjetet ujore, për të patur sigurinë. Kontrata do të lidhen kur të kemi atë që VKM parashikon për sigurinë. Shpresojmë të kemi një përmirësim. Sivjet shpresojmë të bëjmë një hap më para" ka shtuar Ademi.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marku: 16/06/2019 18:31

    Shko moj funderrine e pa fytyre,shkjo ambientet publike qe nuk i keni lene nje centimeter vend ketij populli fukara,ke marrur miliona leke nga pronaret e forte,se te fortit i kane keto shezllone,ku shkojne gjith keto para o lavire qe e shkaterrove shkodren e Velipojen me militantet tuaj .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës