Bizneset e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve u ndëshkuan më shumë nga pandemia COVID-19. Si një industri e bazuar tek makineritë dhe puna fizike, përshtatja me masat anti-COVID dhe me protokollin e Komitetit të Ekspertëve ishte shumë e vështirë.
Sipas të dhënave të INSTAT ky sektor gjatë vitit të shkuar ka eksportuar pra ka shitur tek shtetet e huaja 128.4 milionë euro më pak produkte. Nga ana tjetër ka importuar kontrata të reja rreth 95 milionë euro më pak. Fonde këto që u ‘fshin’ nga duart e sipërmarrjes si pasojë e pandemisë COVID-19.
Në total për vitin e kaluar janë eksportuar drejt vendeve të huaja tekstile dhe këpucë në vlerën e 831.7 milionë eurove, dhe kanë blerë nga jashtë 613.2 milionë euro. Vendi me të cilin tregtia ka shënuar rënie në këtë aspekt është Italia për shkak të varësisë që kishim ndaj sipërmarrjeve atje. Por pandemia ka ndikuar edhe tek ndryshimi i aleatëve ekonomik.
Vendi në vitin e kaluar ka ulur eksportet me Italinë, Kosovën dhe Spanjën dhe i ka rritur me Gjermaninë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa importet më të larta i ka pasur nga Greqia, Gjermania dhe Serbia, rënie ka pasur përsëri me Italinë, Kinën dhe Turqinë.
EKSPORTI I TEKSTILEVE DHE KËPUCËVE
Viti 2019 118.2 mld lekë
Viti 2020 102.3 mld lekë
Diferenca -15.8 mld lekë/128.4 mln €
IMPORTI I TEKSTILEVE DHE KËPUCËVE
Viti 2019 87.2 mld lekë
Viti 2020 75.4 mld lekë
Diferenca 11.7 mld lekë/95 mln €
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në 5 qarqe lindjet ranë nga 10-19%, jugu më i prekuri
14 Shkurt, 09:32
-
Inflacioni bie në 1.9% por tkurrja e numrit të bagëtive shtrenjton mishin dhe bulmetin! INSTAT: Në janar 3.3 - 4% më i lartë
13 Shkurt, 16:45
-
Lindjet në vend ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite
13 Shkurt, 07:31
-
Sa kushton një fëmijë në Shqipëri? Nga shpenzimet për shtatzëninë tek rritja
8 Shkurt, 10:13
-
VKM/ Qeveria vendos krijimin e bazës së të dhënave shtetërore 'Databazës së treguesve të statistikave zyrtare'
5 Shkurt, 17:03
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?
24 Janar, 15:33
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19