'Biznesi i madh i pambrojtur nga shtrenjtimi i energjisë elektrike', Shoqata e Prodhuesve: Fatura do të rrisë çmimet e produkteve që prodhojmë

Bizneset e mëdha prodhuese, nuk mund ta përballojnë të vetme rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike si pasojë e krizës globale. Shoqata e Prodhuesve thotë se ata janë të pambrojtur nga goditjet, ndërsa ka nisur të rritet çmimi i energjisë për bizneset që blejnë në tregun e lirë.

“Që përpara se kryeministri të dilte në deklaratë ne ishim njoftuar nga furnizuesit që do të kishte një luhatje shume të madhe të çmimit të energjisë elektrike në ditët në vijim. Bizneset e mëdha prodhuese, nuk mund ta përballojnë të vetme rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Ne tashmë jemi ne fazën që çmimi i energjisë elektrike për bizneset e mëdha është rritur dhe jemi të pambrojtur nga këto luhatje të tregut qoftë ndërkombëtar por edhe vendas”, shprehet Arben Shkodra sekretar i shoqatës së prodhuesve.

Arben Shkodra sekretar i përgjithshëm i prodhuesve thotë për Report TV se në rast se nuk mbështeten nga qeveria për këtë krizë, do të rrisin çmimet e produkteve që prodhojnë për konsumatorët.

“Nëse biznesi i madh lihet vetëm siç u la gjatë pandemisë, pa mbështetje padyshim që biznesi i madh do marri vendime biznesi, dhe i takon secilës prej sipërmarrjeve që ti marrin dhe janë nga më të ndryshmet. Ajo që mund të them është se minimalisht mund të krijohet precedenti që po ndodh në botë, që biznesi i madh i cili ne kosto e ka një zë të rëndësishëm energjinë elektrike do ta transferojë tek produkti final që do të shitet në treg, atëherë çfarë bëmë? Padyshim që mbrojtëm konsumatorin nga fatura e kripur e energjisë elektrike por nga ana tjetër nuk po e mbrojmë që të mos e marri atë rritje të çmimi tek fatura e ushqimit, e veshjeve, e këpucëve etje”, pohon Shkodra.

Bizneset prodhuese që kanë varësi me të lartë ndaj energjisë elektrike, do rrisin më shumë çmimet për konsumatorët.

“Ne kemi bërë një sondazh dhe biznesi prodhues e konsideron shumë të rëndë pjesën që ngarkesën do e mbaj vetë. Jo të gjitha bizneset do ta kenë të njëjtë ngarkesën, pasi ka një dallim në koston e çdo produkti, disa e kanë ngarkesën e energjisë elektrike 20%, disa 30 apo 40%, pra në varësi të teknologjisë që përdoret për të prodhuar, edhe zëri "energji elektrike" ka koston e saj. Deri tani nuk është reflektuar plotësisht rritja e çmimit të energjisë, po reflektohet diku por në fund të muajit kemi të gjitha të dhënat që do të reflektohet në faturën e energjisë elektrike të blerë, çfarë do bëje biznesmeni padyshim që do e transferoj”, sqaron Shkodra.

Dialogu qeveri-biznes dhe një plan gjithëpërfshirës është zgjidhja për të përballuar këtë krizë energjie.

“Nuk ka tryeza teknike ku me partnerin më të madh që është sipërmarrja, dhe në veçanti sipërmarrja prodhuese, sepse në këtë rast po diskutojmë jo për tregtarët që tregtojnë energji elektrike por për prodhues ndër të cilët janë edhe prodhuesit e energjisë elektrike të cilët janë HEC-et. Ne nuk e kemi ndjerë veten partner asnjëherë me shtetin. Ne kemi shume propozime të cilat janë propozime qoftë tarifore, qoftë taksash, qoftë të procedurave por edhe të lehtësirave. Këto janë katër shtyllat ku ne kemi bazuar propozimet”, tha Shkodra.

Sekretari i shoqatës së prodhuesve thotë se kriza energjetike do të kishte impakt minimal nëse në Shqipëri do të ishte investuar më shumë në burimet e rinovueshme.

“Unë mendoj që po të kishim disa veprime shumë vite më parë dhe më të shpejta, qoftë në energjinë solare ashtu edhe në atë të erës, besoj do kishim pasur më pak impakt sepse më shumë fuqi e instaluar dhe e prodhuar do të thotë më pak i varur nga bursat ndërkombëtare dhe nga energjia që vjen nga jashtë. Duke futur në lojë panelet apo impiantet fotovoltaike sidomos në çatitë industriale të sipërmarrjes shqiptare prodhuese në veçanti do ishte një hap shumë i mirë dhe hajde të ulemi për modalitetin për mënyrat sesi mund të kryhet kjo gjë. Kjo mund të kryhet shume shpejt, sepse nuk ka nevojë për me shumë se dy javë diskutime në lidhje procedurën se si mund të realizohet, dhe nga ana tjetër impiantet fotovoltaike futen ne punë brenda 2 muajsh”, shprehet Shkodra.

Ndërsa sa i takon shtrenjtimit të produkteve ushqimore, Shkodra bën fajtor importin dhe çrregullimin e tregut ndërkombëtar.

“Padyshim që një ofertë më e ulët me një kërkesë në rritje ka sjell shtrenjtim të çmimeve. Pra pamundësia për të aksesuar të gjithë ne atë produkt ka sjell rritje të çmimit. Shkak për shtrenjtimin është importi sepse ne kemi 3/4 import, jemi të varur qoftë në tregti qoftë dhe në prodhim jemi të varur nga importi, një shtesë tjetër e energjisë elektrike do i shtohej këtij zinxhiri të rritjes së çmimeve. Ky është një vit i vështirë”, tha ai.

Por këto çmime do të normalizohet me stabilizimin e tregjeve thotë eksperti.

“Nuk mund të themi se çmimet do të ngelen kështu, ekonomia nuk do të performojë mirë, dhe mirëqenia e konsumatorit është e ulët sepse nuk funksionon formula. Padyshim do të kemi reflektim tek çmimet e tjera nëse ulet karburanti, plastika, alumini, transporti ndërkombëtar dhe me radhë do ulen dhe çmimet, pasi tregu i lirë është konkurrencial”, pohon Shkodra.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LLuli: 12/10/2021 16:52

    Po qahen bizneset e medha ....qe perballuan krizen e covid me sukses dhe sdeshen as kredi tani nuk perballojne dot faturen. Si mund ti lejohet te ngrejne cmimet ne kte rast???? Populli do mbaje barren ? Do jete nje ngritje cmimesh ne cdo produkt dhe si shteti dhe biznesi sduan te paguajne faturen.

    Përgjigju
  • free: 12/10/2021 13:09

    qeveria rrit cmimin si pasoje biznesi do rrise cmimin e produktit dhe se fundmi konsumatori ul fuqine e konsumit dhe varferohet me tej. Kjo formule ben sens vetem te ata qe drejtojne turmen dhe sjan pjese e saj. Hajt se do e shtyjne edhe kte vit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb