TIRANE - Qeveria e re, në bashkëpunim me biznesin, duhet të gjejë hapësira dhe sektorë të rinj ku do të bazohet ekonomia e vendit. Kjo është ajo ç’ka presin, në thelb, bizneset shqiptare, duke u nisur nga përvoja negative e viteve të fundit. Sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Artan Dulaku, duhet të ndryshojë mënyra sesi bëhen investime në vend. “Nëse flasim në veçanti për infrastrukturën rrugore, ato duhet të bëhen në bazë të një logjike ku duhet të ndërtohen rrugë që kanë një normë kthimi të lartë dhe kanë fluks trafiku”, thekson ai.
Duke shtuar se “një nga modelet më negative të qeverisë së djathtë ishte rruga Durrës-Kukës, ‘vrasësja’ e ndërtimit dhe ekonomisë në tërësi, që e thelloi edhe më shumë krizën ekonomike në vend. U shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro në këtë projekt, trefishi i parashikuar në projektin e mëparshëm dhe të gjitha këto para dolën jashtë vendit e ushqyen ekonominë turke nga vinte kompania ENKA. Nga ana tjetër, ishte shumë i dëmshëm fakti që një pjesë shumë e madhe e fondeve publike u orientuan në një drejtim të vetëm. Pikërisht, në këtë aspekt, gjërat duhen bërë ndryshe nga qeveria e re që duhet të marrë pushtetin në muajin shtator”, ve në dukje Dulaku.
Kurse Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve, thotë se gjëja e parë që duhet të bëjë qeveria e re është të respektojë të drejtat e biznesit, si rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pagesat ndaj punëve të papaguara dhe të krijojë menjëherë strukturat e komunikimit me biznesit. Pagesat e detyrimeve duhet të bëhen menjëherë, sepse do kthehen në investime, shton ai. Edhe biznesi do të ketë përfitime materiale nga shlyerja e detyrimeve sepse kështu do të rritet punësimi dhe qeveria nga ana tjetër do rrisë të ardhurat në buxhet, sipas Zusit.
Kurse Zak Topuzi, kreu i sektorit të hotelerisë, thekson se qeveria e re duhet të vlerësojë pozicionin gjeografik të Shqipërisë sepse vendet e Mesdheut kanë 25-30% të PBB-së nga turizmi dhe ne jemi ende larg këtij niveli. I duhet hapur rrugë ndërtimit të rezorteve të mëdha dhe cilësore dhe jo ta bazojmë turizmin te numri i hyrjeve por për ato që shpenzohen këtu. Por, për këtë nevojitet edhe zgjidhja e problemeve të pronësisë.
Përgjysmimi i TVSH-së për industrinë turistike, sipas tij, është një masë pozitive nëse realizohet.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com