Sipas Jakës, qeveria nuk duhet të fokusohet vetëm në pagesat e kompanive të ndërtimit, të cilat kanë kryer punë publike. Vetëm pak ditë më parë ministria e Financave njoftoi çeljen e një fondi prej 11.5 miliardë lekësh për pagimin e faturave të prapambetura për kompanitë e ndërtimit që kanë kryer punime publike, kryesisht në sektorin e infrastrukturës.
Në total, pretendimet e komunitetit të biznesit për faturat e papaguara ndaj tyre vlerësohen në rreth 20 miliardë lekë. Shërbimet e kryera në vite nga kompani të përzgjedhura me garë publike janë paguar nga dikasteret në mënyrë tepër të diskutueshme.
Kështu, deputetë të opozitës pak kohë më parë zbuluan se në drejtim të kompanive të Aleksandër Frangajt shkonin shumica e fondeve buxhetore për shërbime të tilla.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)