Biznesit i duhen 3.3 vite për të marrë zgjidhje nga gjykata! Ekspertët: Ka që kanë pritur një dekadë, dëmi miliona euro

TIRANE- Në vitin 2013 në Shqipëri u krijuar për herë të parë Gjykata Administrative. Synimi i kësaj gjykate ishte ndarja e çështjeve administrative, kryesisht të biznesit nga çështjet penale dhe civile me qëllim shpejtimin e trajtimit të çështjeve por edhe uljes së barrës në gjykata.

Por kur kanë kaluar 10 vite, problemi vijon të mbetet i njëjtë.

Gjykatat Administrative po përballen tashmë me një mal dosjesh të cilat presin të shqyrtohen,duke krijuar jo vetëm mbingarkesë për gjykatat dhe gjykatësit por edhe duke u kthyer në një barrë për biznesin.

Në total, në Gjykatën Administrative të Apelit ndodhen rreth 23 mijë dosje të prapambetura dhe për të mbyllur një çështje, gjykatës i duhet së paku 3.3 vite.

Por çfarë do të thotë kjo për biznesin?

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në “Studio Live’ me Arbër Hitajn në Report Tv thotë se dëmi që i shkaktohet bizneseve është në vlerën e miliona eurove.

“Dosje gjyqësore të prapambetura që janë me dekada. Ke një bisnes që i duhen 3.3 vite për të marrë një të drejtë të shkelur. Ka biznese që kanë pritur dhe një dekadë. Kjo ka një kosto të jashtëzakonshme në nivele dhjetra miliona euro.

Eduart Gjokutaj, eskpert i financave tregon dhe një tjetër problem që përballet biznesi

“Veç kosto të mos marrjes mbrasht të të ardhura është dhe rreziku i precendetit. Mund të biesh pre e abuzimit e mashtrimit. Në përgjithësi bizneset kërkonë rrugën e shkurtër. Në momentin që çështjet vonojnë hyjnë në lojë sekserët. Në vend që të merret me problemet e përditshme i duhet të angazhojë burime kosto të caktuara. E në shumë raste biznesi nuk fiton cështje për arsye se sistemi gjyqësor" tha Gjokutaj.

Gjykata e Administrative e Apelit ka hartuar një strategji për uljen e numrit të dosjeve të prapambetura por eksperti i Financave Gjokutaj kishte spektik.

“Ajo që më bërë përshtypje si ekonomist nuk thuhej se sa është kosto e gjithë kësaj. Cfarë buxheti do të ketë këto kosto ekstraligjore” tha Gjokutaj

Ndërsa  Çoçoli tregoi se strategjia e gjykimit të dosjeve jo më nga tre gjyqtarë por nga 1 do të ndihmojë në reduktimin e saj.

“E kishim formulën që kishim tre gjyqtarë të Apelit për cështjen tënde tani do të ketë një gjyqtar. Në këtë rast do të liroheshin gjyqtarët e tjerë. Do të kemi dosje të përpunuar tre fish më shumë. E kjo është gjë e mirë për biznesin.

S.G/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja