Biznesmenë kosovarë fonde për 
restaurimin e shtëpisë së Fishtës 

Biznesmenë kosovarë fonde për <br />restaurimin e shtëpisë së Fishtës 
TIRANE- Duke kaluar qytetin e Lezhës drejt superstradës që të çon në Shkodër të tërheq vëmendjen një shtëpi e rrënuar gati në shembje. Në këtë gjendje që shihet nw foto është shtëpia e poetit, predikuesit shpirtëror dhe patriotit At Gjergj Fishtës. Strukturat shtetërore deri më sot nuk janë kujdesur për të.

Atë që nuk e bëri dot shteti, kanë marrë përsipër ta bëjnë disa biznesmenë  nga Kosova. Sabri Maxhuni, njëri prej tyre ofron financimin e plotë të ndërhyrjes që duhet kryer për ta bërë të vizitueshme shtëpinë e At Gjergj Fishtës. “Kam bërë projektin sesi duhet restauruar shtëpia e At Gjergj Fishtës, gjithmonë duke ruajtur origjinalitetin, ashtu siç ka qenë. Kemi mundësinë për të bërë financimin për restaurimin e saj, prandaj unë besoj se nuk duhet të kemi ndonjë pengesë për këtë”, shprehet biznesmeni nga Kosova në një prezantim mediatik.

Ai ka paraqitur kërkesën edhe projektin, por ende nuk ka marrë një përgjigje nga Ministria e Kulturës. “Kam bindjen se askush nuk ka arsye që të bëhet pengesë për restaurimin e shtëpisë. Më vjen keq ta them, por mua më duket se rinia dhe fëmijët tanë dinë për të madhin At Fishta”, thotë  ai. Kërkesa ndonëse i është dërguar edhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, sërish nuk ka pasur ndonjë reagim konkret. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje