/ATSH/.- Unioni i Biznesmenëve Shqiptarë në Gjermani në takimin e mbajtur në qytetin e Böblingen të landit të Baden-Württemberg ka shqyrtuar aktivitetet e deritashme të Unionit, si dhe mundësitë që biznesmenwt shqiptarë nga ky vend të investojnë në Kosovë, por pa e përjashtuar mundësinë e investimeve edhe në Gjermani.

Sipas komunikatës nga mbledhja e Unionit, kryetari Ejup Berisha, duke theksuar objektivin për të bërë bashkë të gjithë afaristët shqiptarë në mbarë Gjermaninë, ka informuar për marrëveshjen e arritur me Odën Ekonomike Gjermane në Kosovë dhe për marrëveshjet dhe bashkëpunimet e tjera me institucionet kosovare.

Berisha ka treguar se Unioni ka bërë ndarjen e 34 bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës, ndërsa suksesi më i madh ka qenë marrëveshja me ProCreditBank, me të cilën u mundësohet biznesmenwve të marrin kredi në Kosovë me interesa bankare siç janë në Gjermani.

Sipas koordinatorit të Unionit në Baden-Württemberg, Zenun Krasniqi, nuk është e rëndësishme vetëm të investohet në Kosovë, por edhe të vendoset bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet e Kosovës, me qëllim të arritjes së lehtësimeve në investime.

Nënkryetari i Unionit, Gani Nuha, njoftoi se ka bërë investime me shumë prej 25 mijë euro në Kosovë, konkretisht në Shalë të Bajgorës në bashkëpunim me biznesmenw të tjerë.
Në takim kanë qenë të pranishëm një numër i madh i biznesmenëve të suksesshëm shqiptarë në Gjermani, ndërsa Kryesisë i janë bashkuar edhe 20 afaristë, të cilët udhëheqin firma gjermane.

Unioni i Biznesmenëve Shqiptarw në Gjermani u themelua para një viti e gjysmë në Köln dhe që nga themelimi është duke punuar intensivisht dhe ka arritur shtrirjen e tij në tërë Gjermaninë, duke bashkuar afaristë të shumtë shqiptarë./KosovaPress/k.s/