Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) për seancën e radhës të gjyqit ku është paditur për ‘shpifje’ nga biznesmeni Anduel Çekrezi.
Ky i fundit pretendon se Braçe ka shpifur kur ka thënë se Çekrezi ka zaptuar tokën e fshatarëve në Imshtë të Lushnjes, pranë lumit Seman, për të ndërtuar park FotoVoltaik. Ndërkohë biznesmeni thotë se se tokën e ka blerë.
Biznesmeni ka kërkuar në gjykatë që Braçes t’i ngihet dhe akuza e ‘fyerjes’, ndërsa deputeti i ka mohuar pretendimet me argumentin se ai nuk ka përmendur emra.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











