Teksa po shijon pushimet, biznesmeni Gjergj Luca nuk ka kursyer ironinë për ish kryeministrin Sali Berisha dhe ish presidentin Ilir Meta që pretendojnë të sjellin opozitë të fortë për të rrëzuar Edi Ramën.

Me anë të një mesazhi në rrjete sociale, Luca thotë se ka vendosur të kandidojë për kryeministër ashtu si “këta të rinjtë që konkurrojnë për herë të parë” duke iu referuar kështu Berishës dhe Metës.

“Më në fund vendosa dhe unë të pushoj 4-5 ditë me fëmijët. Kam hapur telefonin e po lexoj dhe kam filluar të mendoj se si ka mundësi që deri tani kam mbështetur një kryeministër që ia fut kot, merr taksat. Ia fut kot si Europa e Amerika, pse duhet t’i marrë këto taksa? Më mirë të provojmë këta të rinjtë që duan ta konkurrojnë, si e ka kjo Partinë e Lirisë dhe Foltoren. Të provojmë këta njerëz që nuk i kemi provuar asnjëherë. Të provojmë këtë rini të bekuar që po dalin dhe po konkurrojnë për herë të parë. Duke parë këta njerëz, këta burra që duan të konkurrojnë për herë të parë, thashë pse të mos e fusësh dhe t’i njëherë veten për të konkurruar me këta”, tha Luca.

Duke iu referuar daljeve publike të Berishës dhe Metës që kritikojnë në cdo moment punën e qeverisë, Luca thotë me ironi se do t’i thojë njerëzve që do heqë taksat për të marrë pëlqimin e tyre. Në përfundim pretendon se Meta dhe Berisha nuk janë me këmbë në tokë pasi thotë se “janë në planetin Mars”.

“Unë them që jam burrë më i mirë se këta. Unë them t’i heqim taksat fare, çfarë duhen, madje t’i japim njerëzve lekë. Duke thënë këto fjalë njerëzit do më duan më shumë. Kështu që në shtator, në tapet për kryeminsitër. A e shikoni, 2 ditë Gjergj Luca në shezllon iu mbush mendja që është i mencur dhe ka mundësi të konkurrojë. 32 vite këta që rrijnë shtrirë në flladin e erës dhe servilave, a e kuptoni se si mund t’i duket vetja. Këta janë në planet tjetër, janë në Mars”, tha Luca.