Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është denoncuar nga ish- gruaja e tij pranë Komisariatit nr 6 në Tiranë për dhunë sistematike ndaj saj.

Zonja Nurie Neranxi e ka bërë denoncimin rreth ores 19:00 të datës 6 mars, ndaj Nikollaq Neranxit duke pretenduar se Neranxi ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ajo ka kërkuar t'i plotësohet kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. 

Nga ana e policisë nuk ka ende veprime proceduriale, të cilat ndoshta janë në fazë hetimi dhe verifikimi.

Nikollaq Neranxi është një nga tregëtarët e frutave të thata në Shqipëri, dikur ish- deputet i LSI.

Ai njihet gjithashtu disa vite më parë për protestat e tij politike në Himarë rreth planeve të zhvillimit të zonës duke marrë dhe mbështetja nga Athina./Tema