LEZHE - Familjarët e Aleks Nikës, të ndjerit nga Lezha që mbeti i vrarë gjatë protestave të 21 Janarit të 2011-ës, para Kryeministrisë, janë ndër 1 mijë banorët që përfitojnë nga nisma e një biznesmeni për të hapur rrugën drejt varrezave të fshatit Grykë-Manati.

Në mungesë të një rruge, banorët e 5 fshatrave të komunës Kolsh në Lezhë, e kishin të vështirë të respektonin të afërmit e tyre që janë ndarë nga jeta, pasi për t’i çuar në banesën e tyre të fundit, duhej të kalonin përmes malit në këmbë.

Hapja e rrugës nga nisma individuale e biznesmenit Eduard Ndocaj, ka krijuar tashmë mundësinë e përshkimit të rrugës me makinë.  

Në këto varreza ndodhet edhe Aleks Nika, i riu që u vra gjatë protestave të 21 Janarit të 2011-ës, sot hero i demokracisë.
 
Ashtu si prindërit edhe të afërmit e Aleksit dhe banorë të zonës nuk kanë mënyrë për të falenderuar angazhimin e Ndocajt që mundesoi hapjen e kësaj rruge.
 
Eduart Ndocaj do të shprehej se e mundësoi këtë investim modest si të vetmen mënyrë për të respektuar Aleks Nikën, familjen e tij dhe të gjithë komunitetin e kësaj zone.
 
Ishte vetëm një kilometër rrugë që duhej hapur për të shkurtuar 2 orë udhëtim në këmbë për banorët e komunës Kolsh në Lezhë që u drejtoheshin varrezave të fshatit. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)