TIRANE- Arben Gropa, allias Vangjel Zijaj, i dënuari në Itali me 32.6 vite burg dhe i liruar nga Gjykata e Apelit Vlorë, ndodhet në banesën e tij në qytetin e Fierit. Një fakt i tillë konfirmohet nga informacionet operative që Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, ka mundur të mbledhë që nga dita kur Gropa është liruar nga burgu, dhe lënë me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon një dokument ku tregohet ekzekutimi i vendimit të datës 20 shkurt 2014, të treshes gjykuese Alma Liçaj, Gjenovefa Gaba dhe Skënder Damini.
Pikërisht ky dokument, tregon procesverbalin që është mbajtur nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore të prokurorisë së Fierit, i cili rezulton të jetë përpiluar në orën 19:00, pikërisht në kohën kur Arben Gropa, biznesmen i ndërtimit dhe dy lokaleve të njohur në Fier, ka hyrë në banesën e tij që ndodhet në lagjen “Liri” në Fier. Procesverbali është mbajtur nga oficeri i policisë, i cili në datën 20 shkurt e ka transportuar me makinën e policisë nga qelitë e paraburgimit në banesën e tij, super të kërkuarin e drejtësisë italiane Arben Gropa. Mirëpo, sapo e ka lënë në banesë të shumëkërkuarin, oficeri i policisë është larguar, duke respektuar kështu dhe vendimin e Gjykatës së Apelit që nuk lejonte forca policie pranë banesës së biznesmenit fierak.
Vëzhgimi nga larg
Për të shmangur një arratisje të mundshme të super të kërkuarit të drejtësisë italiane, policia e Fierit mësohet se ka marrë masa për vëzhgimin e banesës së binzesmenit Gropa nga një distancë e largët. Burime, pranë drejtorisë së policisë Fier reaguan pas shkrimit të gazetës “Shqiptarja.com”, duke pohuar se pronari i “Tavernës Pelikani” në Fier ndodhet në banesën e tij dhe se nuk ka bërë asnjë tentativë për t’u arratisur.
“Arben Gropa momentalisht ndodhet në masën e “arrestit shtëpiak” të caktuar nga Gjykakta e Apelit Vlorë. Ne si polici kemi bërë të pamundurën për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e këtij personi, pasi në bazë të një marrëveshje që kemi me policinë italiane, duhet t’i ofrojmë ndihmën reciproke për arrestimin e personave që qëndrojnë të lirë në Shqipëri, por që në Itali rezultojnë të dënuar me vepra të rënda penale. Ne, në 20 janar kemi bërë detyrën, pasi personi në fjalë rezultonte me kartelë të kuqe dhe ishte në kërkim.
Falë një operacioni FNSH, Fier ka mundur ta arrestojë Arben Gropën, mirëpo pas një muaji jemi njoftuar nga prokuroria se ai ishte liruar në gjykatë. Tani sërisht jemi duke e mbajtur në vëzhgim nga larg dhe në informacionet operative që kemi mbledhur, shtetasi Arben Gropa ndodhet në shtëpinë e tij në Fier”, thanë burimet pranë policisë Fier.
Në grup kriminal
Biznesmeni fierak ka qënë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën qendrore të Italisë, duke trafikuar heroinë, kokainë dhe shfrytëzuar femra për prostitucion. Burimet pranë policisë thanë se grupi kriminal përbëhej prej më shumë se 10 persona, me kombësi shqiptare. Pjesa më e madhe e bandës është arrestuar në Itali dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Romës.
Njëri prej të superkërkuarve është dhe biznesmeni nga Fieri, shtetasi Arben Gropa, allias Vangjel Zijaj, i cili falë informacioneve operative është arritur të lokalizohet në Fier, ku dhe kishte zhvilluar biznesin e tij në fushën e ndërtimit dhe lokaleve e restoranteve,
ku më i njohuri në Fier është ai që mban emrin “Taverna Pelikani”.
Akuza: Kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë
Megjithëse Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie” për biznesmenin Arben Gropa, prokuroria e Fierit ka vendosur të kryejë rekurs në Gjykatën e Lartë. Në rekursin e saj drejtuar Gjykatës së Lartë, prokuroria kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ndërkohë, paralelisht me këtë çështje në gjykatën e Fierit do të vijojë zhvillimi i procesit gjyqësor për ekstradimin ose jo të Arben Gropës në drejtim të Italisë. Biznesmenit Gropa i ka mbetur për të shlyer dhe 29 vite e 5 muaj e 27 ditë burg në Itali.
Italianët sjellin kërkesën për ekstradim
Në një kohë kur gjykatat shqiptare vendosin lirimin e super të kërkuarit Arben Gropa, autoritet e drejtësisë italiane kanë sjellë në Shqipëri kërkesën për ekstradimin e 35-vjeçarit. Burime të “Shqiptarja.com” konfirmojnë se dosja penale, ku rezulton i dënuar me 32.6 vite burg Arben Gropa, së bashku me kërkesën e ekstradimit, ka mbërritur dy ditë më parë në prokurorinë e Fierit.
Materiali voluminoz fillimisht ka shkuar në ministrinë e Drejtësisë dhe pas përkthimit të dosjes më tej materiali ka kaluar në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo e fundit, dy ditë më parë e ka referuar materialin në prokurorinë e Fierit. Duke respektuar të gjitha procedurat ligjore, kjo prokurori e ka referuar rastin më pas në gjykatën e qytetit me kërkesën e shqyrtimit gjyqësor të ekstradimit drejt Italisë të shtetasit të arrestuar Arben Gropa. Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston një marrëveshje dy palëshe për ekstradimin e shtetasve shqiptarë drejt Italisë dhe anasjellltas.
Shkrimi u publikua sot (06.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com