Biznesmeni Samir Mane dhe Tirana Bank i dhurojnë shtëpi në Golem 4 jetimëve nga Kukësi

Biznesmeni Samir Mane dhe Tirana Bank i dhurojnë shtëpi në Golem 4 jetimëve nga Kukësi

Në fund të majit, emisioni “Stop” në TV Klan transmetoi rastin e familjes Poka nga Kukësi me 4 fëmijë jetimë, të cilët jetonin në kushte të tmerrshme ekonomike dhe strehimi në qarkun Veri-Lindor të vendit vetëm me mamane e tyre. Fëmijet jetimë e pershkruanin duke qarë dhe me zërin qe u dridhej gjendjen e tyre.

"Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” iu drejtuan Presidentit te Grupit Balfin, Z. Samir Mane, duke i kërkuar një shtëpi të re për këtë familje. Reagimi i Z. Mane qe i menjehershem dhe nëpërmjet Tirana Bank, që është pjesë e Grupit Balfin, familjes Poka iu dhurua një shtëpi tëresisht e re në Golem, e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme, të gjitha të reja. Momenti i hyrjes së familjes Poka në shtepinë e tyre të re qe tepër prekës dhe u shoqërua nga lot gëzimi. Gjithashtu punonjësit e Tirana Bank morën masa që të dhuronin vullnetarisht mjaft të mira materiale për familjen Poka.

Drejtori Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa, i cili vajti për t’i dorëzuar apartamentin dhuratë familjes Poka, shprehu vullnetin dhe iniciativën e Z. Mane për të qenë sa më afër kësaj familje në nevojë dhe i uroi anëtarëve të saj një jetesë të re më të begatë.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë. Janë tashmë disa shtëpi që janë rikonstruktuar dhe rindërtuar nga fillimi duke ndryshuar tërësisht jetën e familjarëve që jetojnë në to.

Vetëm në bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë-Ndryshe, Grupi Balfin po mbështet mbi 37 familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore. Por mbështetja që Grupi Balfin jep përmes kësaj organizate është vetëm një pjesë e mbështetjes totale, sepse një kontribut i tillë jepet edhe për mjaft shoqata dhe organizata të tjera.

B.K./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla