Ka qenë prokurori Sajmir Hysa, ai që ka zbuluar mashtrimet e shumta të biznesmenit Sherifi, i sipas një akti ekspertimi nëpërmjet mashtrimeve ka arritur të marrë në total 1.372.595 euro, 66.104 USD dhe 9.540.000 lekë. Vetëm në një rast Sherifi ka lidhur dy kontrata për shitjen e një dyqani dhe lokal me vlerë 528.000 Euro.
Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se gjatë hetimeve për biznesmenin Sherifi janë pyetur dhjetëra persona, mes të cilëve ka qenë dhe aktori i njohur Artan Imami.