Biznesmeni turk e akuzoi për vjedhje të 3.5 mln $/ Gjykata në Turqi e shpall të pafajshëm! Sinan Idrizi: Do i kërkoj dëmshpërblim! Polat: Beteja ligjore vazhdon

TIRANË- Sinan Idrizi, aksioneri i 'Air Albania' dhe president i klubit të Flamurtarit është liruar nga akuza për mashtrim nga gjykata e Turqisë. Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurta për Report Tv. 

I pandehuri Sinan Idrizi dhe avokatët e tij morën pjesë në seancën e zhvilluar në Gjykatën e 19-të të Stambollit, teksa Polat nuk ishte i pranishëm. Para togave të zeza, Idrizi tha se në fisin e tij kurrsesi nuk mashtrohet, pasi kjo është më e keqja që mund të bëhet.

 “Në familjen dhe fisin tim nuk mund të ketë kurrë mashtrim. Kjo është e keqja më e madhe që mund të më bëhet", mësohet të ketë thënë Idrizi në seancën gjyqësore.

Ndërkohë, kontaktuar nga Report Tv, presidenti i Klubit të Flamurtarit ka deklaruar se do të bëjë një kundër padi për biznesmenin turk Adnan Polat ku do kërkojë dëmshpërblim për dëmtim imazhi. Nga ana tjetër, biznesmeni turk Adnan Polat ka theksuar se beteja ligjore.

Për çfarë mashtrimi bëhet fjalë? Denoncimi ndaj tij është bërë nga biznesmeni turk Adnan Polat, ish presidenti i klubit Galatasaray. Polat shprehet se Idrizi i ka marrë 3.5 milionë dollarë duke dalë garant në blerjen e një kompania të hidrokarbureve në Shqipëri, që merrej me markimin e naftës. Polat në denoncimin e  tij shprehet se i ka dhënë Sinan Idrizit  3.5 milionë dollarë si fillim, por kur marrëveshja dështoi, ai nuk ia ktheu mbrapsht paratë. Marrëveshja kapte vlerën 17 milionë dollarë, por që në fund nuk u realizua kurrë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:17
Ekskluzive/ Rrëzimi i akuzave ndaj Idrizit, reagon biznesmeni turk Adnan Polat: Beteja ligjore vazhdon

Pas njoftimeve të shumta në median turke dhe shqiptare për rrëzimin e akuzave të ngritura  ndaj biznesmenit shqiptar Sinan Idrizit, ka reaguar biznesmeni turk Adnan Polat, i cili ka theksuar se beteja ligjore vazhdon dhe se ai ka besim të plotë në drejtësinë turk. Deklaratën për median e siguroi Report TV, pas konumikimit të vazhdueshëm me stafin e biznesmenit turk.

Në deklaratën e tij Polat ka theksuar se beteja ligjore vazhdon.

“Ne bëjmë të ditur se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të kundërshtuar vendimin e marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe i pasqyruar gjerësisht në media. Ne e lëmë zgjidhjen e këtij konflikti në duar të Gjykatave të Republikës së Turqisë. Ne kemi besim të plotë se drejtësia do të vihet në vend,” tha Polat.

 

Letra e Plotë 
Të nderuar anëtarë të shtypit
Dua të jap disa sqarime në lidhje me disa lajme që janë bërë publike në lidhje me lidhje me betejën ligjore që unë kam nisur kundër biznesmenit Sinan Idrizit. Siç dihet, unë jam një biznesmen dhe kompanitë  në të cila unë jam aksioner, bëj investime në shumë sektorë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dihet gjithashtu që unë kam aktivitete në vendet e Evropës Lindore.
Brenda aktiviteteve të përmendura më lart unë kam pasur marrëdhënie tregtare me Sinan Idrizi,  me të cilin kam pasur disa mosmarrëveshje dhe për këtë kam filluar edhe një betejë ligjore në Gjykatat e Republikës së Turqisë. Ne bëjmë të ditur se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të kundërshtuar vendimin e marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe i pasqyruar gjerësisht në media. Ne e lëmë zgjidhjen e këtij konflikti në duar të Gjykatave të Republikës së Turqisë. Ne kemi besim të plotë se drejtësia do të vihet në vend.
Me respekt

Adnan Polat

Ora 14:20
Gjykata turke e shpalli të pafajshëm/ Idrizi për Report Tv: Do ngre kundërpadi për biznesmenin turk për prishje imazhi, por sërish mbetet miku im

Kontaktuar nga Report Tv, presidenti i Klubit të Flamurtarit ka konfirmuar që Gjykata turke e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e mashtrimit. Ai ka se do të bëjë një kundër padi për biznesmenin turk Adnan Polat ku do kërkojë dëmshpërblim për dëmtim imazhi.

"Do i bëj kundër padi për dëmshpërblim dhe dëmtim imazhi. Gjithesi ai do të mbetet miku im. Në Shqipëri, duhet të më kërkojë falje Shpëtim Idrizi", tha Idrizi për gazetaren e Report Tv, Suada Mehmetaj.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)