Biznesmenia 21-vjeçare nga
Korça: Ja si u bëra e suksesshme

Biznesmenia 21-vjeçare nga<br />Korça: Ja si u bëra e suksesshme
Kjo është Tea Myrtollari me origjinë nga Korça. Ajo është vetëm 21 vjeç, por falë përkushtimit dhe vullnetit ajo ka arritur që në këtë moshë të këtë një dyqan (boutique rrobash) të sajin në kryeqytet. 21-vjeçarja tregon përmes kësaj interviste të dhënë për Shqiptarja.com sesi ja ka dalë të arrijë këtë sukses në këtë moshë. Tea ka mbaruar studimet e larta në Stamboll për negocim-biznes.

Korçarja tregon gjithashtu edhe ekperiencën e saj në Stamboll, ku menaxhonte një firmë këpucësh. Vajza nga Korça tregon arsyet që e larguan nga Stambolli për të bërë një investim në Shqipëri.

Shembuj të tillë si Tea, në fakt të bëjnë të reflektosh dhe t’i futesh punës, pasi nuk ka rëndësi se sa vjeç jemi. E rëndësishme është që ta duam diçka dhe të luftojmë për ta arratiur. Tea është një shembull i mirë dhe ndoshta një model suksesi që të gjithë mund të mësojmë prej saj.
 
Tea pse vendose të lije Stambollin për Shqipërinë?
Une vendosa të lej Stambollin për disa faktore, e para ka qenë familja pasi jam shumë e ndjeshme edhe i dua afër njerëzit që dua. E dyta, kam menduar gjithmonë se Tirana do më jepte një mundesi për t’u bërë dikush në jetë. Të flasësh gjuhën tënde , për mua do të thotë shumë. Duke jetuar në një shtet tjetër, mungesa e vendit tim me ka berë mua nje person më të fortë edhe me ambicioz, kam dashur gjithmonë që të jap kontributin tim sado të vogel që vendi im të eci perpara!

Prej sa vitesh punon?
Kontakti im i parë me punën ka qenë në moshë të vogel, hapat e para të mijat kanë qenë në marketin familjar që ne kemi. Puna e mirëfilltë me orar të plotë ka qenë në moshen 18-vjeçare.

Kaq e re dhe numëron disa vite eksperiencë pune, po me shkollën si ja ke dalë?
Të punosh edhe të studiosh në të njejten kohë është realisht shumë e veshtirë, por jo e pamundur. Kam pasur veshtirësi ne fillim po me kalimin e kohes u adaptova me të dyja. Gjithmonë kam dashur të jem e pavarur ekonomikisht edhe kjo më bënte që ta dashuroja punën që beja, por me duheshe edhe formimi profesional. Mendoj se ndonjeherë kemi më shumë forcë edhe energji ngase mendojmë.

E mendoje ndonjëherë që mund të ishe një pronare dyqani me rroba? Cila ishte rruga që ke ndjekur dhe pengesat që ke hasur?
Në fakt nuk e kisha menduar më parë që do hapja një dyqan rrobash, por eksperiencat që kam pasur njerëzit që kam takuar, puna që unë kam bërë edhe dega që unë kam studiuar më bëne mua të marr këte hap për jetën time. Vështirësitë kanë qenë të shumta, por dëshira ime ka qenë më e fortë. Me dukeshe se nuk do mbaronte asnjëherë ankthi, stresi, frika, që kisha në momentin që gjeta dyqanin. Mendoja për arredimin, doja një ambient të ngrohtë,  të rehatshëm ku njerëzit teë ndiheshin sa më mirë. Përzgjedhja e koleksionit ka qenë shumë e veshtirë sepse unë nuk kisha jetuar asnjëherë në Tiranë.  Po fatmirësisht çdo hap kaloi me sukses. Inagurimi i dyqanit doli shumë bukur, të gjithë të afërmit më përgëzuan për insiativen. Data 1 gusht ka qenë dita më lumtur për mua , ka qenë finalizimi i endrrës time, finalizimi i sakrificës, mundit dhe lodhjes.

Cilat janë planet e tua për të ardhmen?
Me kalimin e kohës planet shtohen normalisht, kam shumë projekte të cilat duan kohë të realizohen,  tani që kanë kaluar disa muaj jam më afër kërkesave të klientit. Jam duke marrë pjesë në shumë panaire të firmave të ndryshe. Tani jam në një pune intesive sepse pas një muaji janë festat e fundvitit, duhet të jem shumë e përgatiur për t’ju përgjigjur kërkesave të klientit. Çdo gjë do kohën e saj, mendoj se jam në rrugën e drejtë deri tani, më duhet akoma shumë punë edhe përkushtim , durim që të arrij në pritshmëritë e mija.
 
 Ç’këshillë do jepje për këdo që do të ecë përpara?
Unë jam e mendimit që gjërat e mira bëhen në moshë të re. Ka shumë mënyra për të ecur përpara, por më e rëndësishme është dëshira e mira për të arritur diku, ta nisësh ditën duke menduar se çfarë do marrësh nga dita sot, të dish ta planifikosh kohën edhe ta kthesh në produktive është gjëja më e mirë. Jo vetëm shkolla  apo puna mund të të japin inspirimin e duhur, mund të jetë një person, apo një ngjarje që mund ta ndryshoje 100% të ardhmen tënde. Të bësh plane të ndihmon të arrish qellimin. Çdo njeri ka diçka që di të bëj shumë mirë, mjafton ta zbulojë atë!
 
Si është marrëdhënia juaj me prindërit dhe si e pranuan ata këtë vendim tëndin?
Une jam shumë e lidhur me prindërit e mi. Gjeja e parë që bëj çdo mëngjes është komunikimi me ta. Edhe pse kam qenë larg tyre, jam munduar që festat t’i kaloj gjithmonë me prindërit e mi. Tani që jam kthyer në Tiranë takohemi më shpesh. Prindërit e mi e pritën shumë mirë vendimin tim edhe me kanë mbështetur shumë. Duke qenë se ata jane tregtarë të vjeter, më kanë ndihmuar shumë duke ndarë me mua eksperiencën e gjatë që kanë në këtë fushë. Me kanë treguar se fillimi është shumë i veshtirë po me durim edhe përpjekje mund të arrihet çdo gjë në jetë! Ata janë janë pasqyra ime, sepse nëpërmjet tyre une kam parë sakrificen e madhe që kanë berë ata në vite me radhë për të arritur aty ku janë.

Kur filloi pavarësia juaj nga prindërit?
Pavarëisa ime filloi kur unë u largova nga Shqipëria për të studiuar në Stamboll. Ishte hera e parë për mua që do jetoja vetëm. E ndjeja veten shumë të papërgatitur sepse isha rritur në një familje te madhe edhe më mungonte shumë familja ime. Me kalimin e kohës u mësova me idenë se duhet të bëja durim që të isha përsëri pranë tyre. Prindërit gjithmonë kane besuar në aftësitë e mia edhe më ka lënë që të vendos vetë në jetë! Mbështetja e tyre s’me ka munguar asnjëhereë, po më pëlqen fakti që më kanë dhënë lirene e duhur në jetë. Të largohesh nga shtëpia në moshën 18 vjeç është shumë e veshtirë po edhe shumë produktive në të njejten kohë. Perballja me një ambient të ri, njohja e një kulture tjetër është një eksperiencë që do i vlente çdo kujt prej nesh.

Tea Myrtollari

Tea Myrtollari

Tea Myrtollari

Tea Myrtollari

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)