Dhunohet një biznesmen në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Merdar Shtylla” në Komunën e Parisit, afër banesës së tij.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se bëhet fjalë për biznesmenin Andrea Zoga që ka disa aktivitete në Tiranë si Fast Food-e dhe restorante, mes tyre rrjetin e njohur Big Bite. Ai është dhunuar keq nga 4-5 persona që i kanë zënë pritë afër shtëpisë së tij.

Ekstrakti i nxjerrë nga QKR
Sipas dëshmisë së tij, personat në fjalë kanë zbritur nga një makinë tip Golf dhe e kanë dhunuar pa shkak. Nga dhuna e ushtruar, biznesmeni ka marrë plagë në trup e kokë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës.
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë mundur të sigurojnë edhe një foto nga shtrati i spitalit ku ndodhet i shtrirë Zoga. Njërin sy e ka të mbullur dhe të nxirë, ndërsa shenjat e dhunës janë të freskëta edhe në fytyrë.
Për ngjarjen në fjalë, siç thonë burimet policore biznesmeni nuk ka depozituar ende një kallëzim.
-
Mir ja kan ber ka shum hesape per te lar me cdo.njeri,sepse i ka hyr ne hak shum.personave. pler burr
Përgjigju -
Akt i shemtuar po para se ti marresh lek tjetrit dhe mos tia kthesh apo te tallesh mendohu
Përgjigju -
E ka hak se eshte ordiner.. nuk te bie njeri kot me qafe sot. Ky eshte ai qe kur kapi gruan qe ja dridhte me nje nga motorristat e filmoi dhe videon ja tregoi dy cunave te vet.. imagjinoni sa i pacip. Plere burre! Dhe punonjesit i degjeneron..
Përgjigju -
Po qe se eshte e vertet qe nuk sillet korrekt me punojsit i lumt dora atyre qe i kan dhen DRU se vetem keshtu zejn mend kto plera pronaresh qe tallen me hallexhit!
Përgjigju -
arsyeja e kesaj rrahje eshte arratisja e vllait te tij klajdi zoga pasi u ka marr leket shum qytetareve.ngjarjen e kan filmu kamerat tek icb bank tek shkolla new yorkut
Përgjigju -
Shume vone ndodhi! Ka disa vite qe ruhet sepse ka bere shume gabime me punonjes e shofera qe i torturon dhe nuk i paguan! Kane marre hak dhe mire ja kane bere, sepse te mendosh se sa vuan nje shofer dhe merr vetem 25-30 mije lek ne muaj. Mendo pastaj qe te mos ja paguash dhe ato qe i takojne! Tung,
Përgjigju -
Mos kane qene horrat e Baba Xhelalit per konkurence qoftesh
Përgjigju





Komente
Komento