DELVINË- Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Delvinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe mësohet se objekt i sulmit ka qenë një automjet Mercedes GL në pronësi të një biznesmeni në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, i cili ndodhej i parkuar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për biznesmenin Vango Zoto. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje e për të zbardhur shkaqet të cilat nuk dihen ende.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Priten të mësohen më shumë informacione në orët në vijim lidhur me këtë ngjarje.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Filluan tani fshatarete injorantë
Përgjigjufilloi lufta mes biznesmeneve....kaq iashte.tani qe mbaron karantina do sqarojne problemet me njeri tjetrin.
Përgjigju