Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e Autoritetit Portual Durrës gjatë fillimit të kësaj jave dhe sekuestruan dosjen për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, i cili ende nuk e ka një fitues.
Tenderi me vlerë 393 mln euro është hapur dhe është anuluar disa herë. Në garën e fundit në dhjetor të 2024-ës, u paraqitën 5 konsorciume.
4 u përjashtuan me motivacionin se nuk plotësonin kriteret, dhe në garë ka mbetur bashkimi i operatorëve, qipriotia “Archirodon Construction Company Limitet”, belgia "Deme Dredging NV" dhe “Società Italiana Dragaggi”.
Së fundi, afatet e tenderit janë shtyrë deri më 9 mars të 2026-ës me kërkesë të këtij operatori, për të paraqitur një ofertë teknike dhe tregtare gjithëpërfshirëse.
Mes të skualifikuarve ka pasur edhe ankesa te Komisioni i Prokurimit Publik, por që janë rrëzuar. Njëra prej tyre, e cila kaloi fazën e parë të garën, holandezja “Van Oord Dredging and Marine Contractors B.V”, bëri kallëzim në SPAK duke denoncuar procedurën e garës. Pikërisht kjo padi nga kompania e njohur holandeze me një eksperiencë mbi 150 vjeçare, çoi agjentët e BKH-së të sekuestrojnë dokumentet e procedurave të ndjekura deri më tani nga Autoriteti Portual i Durrësit.
Porti i ri do të ndërtohet në një sipërfaqe prej më shumë se 400 hektarë dhe do të ketë mbi 30 vend bregëzime për anijet detare. Sipas studimit të bërë, kapaciteti vjetor i portit do të jetë përpunimi i 2 milionë kontejnerëve dhe i 50 milionë tonë ngarkesave të tjera, dhe pritja e mbi 1 milionë pasagjerëve në vit.
Komente












kompania me e mire skualifikohet...te rente kolera o edi rama o plehre...
PërgjigjuSpak je shpresa e vetme e shqiptareve ndaj hajduteve Rama, Berisha, Meta e kompani.
PërgjigjuArgitasit ne SPAK,BKH e GJKKO vazhdojne sulmin frontal ndaj cdo projekti te qeverise. Nderkohe qe vazhdojne te mbyllin syte ndaj masakrave shteterore te 21 Janarit dhe Gerdecit.Vazhdojne te mbyllin syte ndaj gjithe aferave korruptive te Sali Berishes,familjes se tij dhe te djathteve te tjere gjate pushtetit te PD. Komplet grusht shteti.
Përgjigju