TIRANE - Presidenti i FIFA-s, Sep Blater zhvilloi një vizitë në Serbi pas presionit të Kosovës për të luajtur në arenën ndërkombëtare me simbolet e saj pas shpalljes së pavarësisë. Pas shumë hezitimeve të përfaqësueses së Kosovës, Blater i gjendur në vështirësi vendosi që të zvhilloi një takim me presidentin e Federatës së Serbisë dhe kryeministrin e saj Ivica Dacic për të marrë ‘leje’ për pranimin e kosovarëve.

Blater u takua me presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic dhe me Kryeministrin serb, Ivica Dacic. Sepp Blatter përsëriti qëndrimin e tij përpara drejtuesve të shtetit dhe sportit serb, se kosovarët duhet të lejohen të luajnë futboll. Kreu i FIFA-s ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje për futbollin kosovar.

Tomislav Karadzic i është përgjigjur se kosovarët nuk mund të zhvillojnë ndeshje zyrtare pa u pranuar Kosova në OKB. Numri një i organit më të lartë të futbollit botëror ka njoftuar se në shtator do ta ketë një takim me presidentin, Tomislav Karadzic dhe me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për të diskutuar për problemet.

Në fund të takimit Blatter ka folur edhe për shpalosjen e flamurit të Kosovës nga Xherdan Shaqiri në finalen e Champions League: “Kjo nuk është përgjegjësi e FIFA-s dhe nuk mund të flasë për këtë punë” ka përfunduar Blater.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)