Blatter zbulon: Isha shumë pranë
engjëjve dhe djallit, por në fund...

Blatter zbulon: Isha shumë pranë<br />engjëjve dhe djallit, por në fund...
Presidenti i pezulluar i FIFA-se Joseph Blatter ka zbuluar në një intervistë për televizionin zviceran RTS se ka qenë shumë pranë vdekjes në fillim të këtij muaji kur u shtrua në spital për shkak të stresit.
 
Blatter 79 vjeç u shtrua në spital për shkak të gjendjes emocionale që po kalonte më 12 nëntor. Gjithçka u kalua sikur ishte thjesht një shqetësim i vogël por Blatter ka zbuluar se ai ishte pranë vdekjes.

“Isha shumë pranë engjëjve dhe djallit dhe në fund ishin engjëjt që kënduan”, - përkufizon Sepp Blatter.
 
Ai shpjegon edhe arsyet e krizës së stresit.
 
"Presioni ishte i madh. Nëse je i fortë mendërisht mund të rezistosh, por në ndonjë moment edhe trupi mund të thotë dhe në këtë moment trupi për mua reagoi keq”, - përfundon Blatter.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën