Gazetari Bledi Mane ka akuzuar ditën e sotme nëpërmjet një statusi një Facebook moderatorin Ledion Liço, se prej 10 vitesh ka vjedhur energji elektrike duke mos e paguar atë. Ndonëse paga e tij mujore është mesatarisht 4 milion e 200 mijë lek, sipas Manes përsëri Ledioni ka shmangur pagesën prej 120 mijë lekësh të energjisë.

Ja statusi i plotë i Bledi Manes:

“E TURPSHME PËR NJË ERSEKAR SI TY LEDION LIÇO!

Kjo shtepi eshte ndertuar si fillimi ilegalisht ne rrugen “Teki Selenica” ne periferine lindore te Tiranes. Me pas te zoterit e saj filluan procesin e legalizimit. Banesa eshte prone e Besnik, Shpresa Liços si edhe e kater femijeve te tyre. Nuk eshte ndonje shtepi e bukur apo e famshme si ajo e Big Brother-it te Top Channel por brenda kesaj shtepia periferike jeton prezantuesi i fundit i Big Brother,ylli me shkelqim te sforcuar Ledion Liço.

Kjo shtepi ka 10 vjet qe vjedh e nuk paguan energjine elektrike. Ka 10 vjet kjo shtepi qe abuzon dhe grabit pronen publike. Ka 10 vjet qe tallet me mijera abonente korrekte anembane Shqiperise duke u bere karshillek. Dhe turpi e mekati dhjetefishohen kur mendon se Ledjon Liço keto dhjete vjet eshte paguar nga Top Channel me nje page mujore mesatare 4 milione e 200 mije leke e nderkohe ka hezituar te paguaje faturen 120 mije lekeshe te energjisë. Shko urgjent shlyej detyrimet Ledion, kerko urgjent falje publike e me pas kerko te behesh drejtor televizioni. Edhe hajdut edhe drejtor sikur nuk shkon o ersekari Ledion Liço!”,
përfundon gazetari Bledi Mane.
ledion lico
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)