Blerim Destani ka ardhur pranë publikut shqiptar dhe gjerman me një film të ri.

Bëhet fjalë për filmin “Harms” që u prezantua premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.

Filmi ka regjisor emrin e njohur të kinematografisë gjermane, Nikolai Mullerschon dhe protagonistin Heiner Lauterbach.

Kjo treshe duket se kanë rezultuar të suksesshëm pasi do të nisin menjëherë xhirimet për një film të ri i cili do të vijë së shpejti.

blerim destani

Filmi i përket zhanerit “Thriller”, një gjini e cila është frekuaentuar pak për gjermanët.

Blerim Destani luan rolin e një turku i cili do të hyjë dhe do të dalë nga jeta e Harms, protagonistit Heiner Lauterbach.

Tema kryesore është miqësia, dhe ndërtohet mbi lakminë, paranë dhe marrjen e vendimeve.

Lajmi është bërë i ditur nga mikeshat e tij Angela Martini dhe Afërdita Dreshaj në rrjetin “Instagram”
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)