Blerina Balili, një zë më
shumë në simfoninë e jugut

Blerina Balili, një zë më<br />shumë në simfoninë e jugut
Tepelenën, qyteti ku historia shpalos kapitujt fal legjendës së kryeburrit, Ali Pashë Tepelena, sot na vjen përmes një etape tjetër. Të ketë ndikuar kaq shumë figura e tij në këto vise, apo janë pikërisht, ato, barsur me ngjarje, emocione, trimëri e heroizëm, traditë e fisnikëri, bukuri e madhështi që e bënë krye të pushtetshmin tonë Ali Pashanë!

Por, kjo është vetëm historia e vjetër, ndërkohë që në ditët tona, lindin artistë, sportistë, politikanë dhe profesionistë që na japin sërish një muzë frymëzuese për të mos u ndalur. Këto janë meditimet që më shoqërojnë në këto çaste që dëgjoj këtë zë të simfonisë së jugut, një zë që i ruan dhe i prezanton karakteristikat e krahinës ku u lind dhe u rrit përmes këngës.

Kjo është Blerina Balili, një zë më shumë në simfoninë e jugut. Ajo dëgjoi si fëmijë historitë e lavdishme të tepelenasve të saj, shkeli dhe lozi në gurët e kalasë së famshme, gëzoi, qeshi e shpresoi në atë mjedis frymëzues. Por dhe dëgjoi këngën e nënës së saj, ninullë dhe rrëfim i gjatë për dashurinë e vajzës, për bëmat e trimave, për bukurinë e vendlindjes. Vitori Balili është këngëtarja e brezit të parë në familjen Balili e cila rriti Blerinën që sot u bë një emër i njohur për këngën e bukur të jugut.

Edhe pse orvatjet për të spikatur në një tjetër profesion në jetë, kënga qe ajo që e mahniti dhe e rrëmbeu në botën e saj gjithë magji. Prej shumë vitesh ajo këndon në festa e gëzime familjare ku nisi pretendimet për më tej, për tu bërë e njohur për publikun e skenave të mëdha. Dhe sot shënon pjesëmarrje të shumta në festivale e koncerte të këngës popullore, në Shqipëri, Maqedoni dhe Evropë.

Për festat e nëntorit pret të shkojë për herë të parë në USA. Ajo do të këndojë për shqiptarët që jetojnë në Ohio e Michigan në Boston e Philadelhia. Dhe kjo është dëshira më e madhe e çdo këgëtari, të takojë publikun e vet kudo që ndodhet ai. Në këtë rast në Amerikën e largët ajo pret të mbushet me emocione e kujtime të shumta që do t’ia pasurojnë jetën si artiste. Paç rrugë të mbarë e suksese këngëtarja që do çosh Tepelenën dhe mrekullinë e këngës së jugut deri përtej oqeanit!

blerina balili

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (17 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje