Blerina Kambo: Viruset e syrit mund të çojnë deri në verbim total nëse nuk trajtohen në kohë

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishte Blerina Kambo, kirurge okuliste e cila foli për infeksionet në sy dhe konjuktivitet dhe shkaqet kur mund të jenë bakteret, kërpudhat apo viruset në sy.

”Nëse konjuktivitet komplikohen, mund të çojnë deri në humbje të shikimit”, tha mjekja në studio. Nga kjo gjë mund të preken fëmijët dhe të rriturit, por te të rriturit mund të ketë forma më të komplikuara.

Por, çfarë simptomash ka kjo sëmundje e syrit? Së pari lotim i shpeshtë, gjë që vihet re si simptomë e parë, shtohet ndjeshmëria ndaj dritës dhe turbullimi i shikimit.

”Në përgjithësi, konjuktivitet virale mund të shkojnë deri në tre javë”,shtoi ajo.Higjena personale ndikon shumë, pasi syri nëse preket me duar të papastra, mund të përhapë viruset.

Shpesh gripi i syrit është i patrajtuar mirë dhe bëhet problem bakterial duke arritur deri tek prekja e kornesë. Për trajtimin, duhet të përdoret lot artificial dhe antiviralë që janë shumë efikas.

”Normalisht kapja në kohë dhe kurimi mund të çojë në zgjidhjen e problemit, sikurse dhe vonesat mund të krijojnë komplikacione”, theksoi Blerina Kambo.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS